Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencë në Beograd për energjinë e rinovueshme duke thënë se kur veprohet në mënyrë rajonale, është më e lehtë qasja në financime dhe sjell partneritet më të fortë. Po ashtu shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.
“Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.
Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira.
Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh”, tha Rama
Lajmi kryesor:
Kriza dhe energjia, samit Ballkani Perëndimor-Norvegji në Beograd! Rama: Treg rajonal për energjinë, vetëm kështu jemi të fortë në këtë kohë lufte
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria në panairin FITUR në Spanjë, tërheq vizitorë, Rama: Premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik
26 Janar, 10:44
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Fjala e PLOTË e Ramës për Shtetin Bektashi: Testament kombëtar, jo sekt fetar! Qendrën botërore në Shqipëri, të tjerët do e kishin shpikur
25 Janar, 14:01
-
Shteti Bektashi, Rama: Status si Vatikani, një emblemë nga e cila s'keni pse trembeni! Nuk erdhën këtu me ushtarë, janë komunitet drejt shuarjes
25 Janar, 12:51
-
Rama podcast me profesorin e PD që 'nuk i jep votën': Pavarësia e drejtësisë?! Skandaloze, gjyqtarët i rritën pagat vetes
25 Janar, 10:43
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06