Kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane, me një peshë të rëndësishme në komunitetin e biznesit multinacional në Shqipëri besuan Enio Jaçon për vijimin e drejtimit të Dhomës në dy vitet e ardhshme.Dhoma Amerikane zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës 13 tetor 2021 zgjedhjet për lidershipin drejtues të saj në Asamblenë e Përgjithshme ku anëtarët votuan për të dytin vit radhazi përmes risisë së votimit elektronik ‘online’.
Në fjalën e tij ne Asamblenë e Përgjithshme, Jaço theksoi se në 2 vitet e ardhshme fokusi do vendoset në një bashkëpunim më produktiv mes Qeverisë dhe institucioneve publike nga njëra anë dhe sektorit privat, për të përfituar më shumë nga lëvrimi i mundësive ekonomike.
“Dhoma Amerikane e Tregtisë do të vijojë të punojë me komunitetin e saj të biznesit si dhe partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë për të ofruar zgjidhje që tejkalojnë sfidat e klimës së biznesit. Përmes AmCham, zëri i bizneseve do të jetë i fortë për Praktika Transparente, Drejtësi në vend të pabarazisë dhe Konkurrencë të Lirë duke mbështetur zhvillimin e gjithanshëm të ekonomisë dhe mundësive për bizneset përmes integrimit në një treg të përbashkët europian dhe transatlantik”, tha Jaço.
Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me një ekperiencë të thelluar profesionale në rritjen e sipërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik, në SHBA, Azi Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
Në dy vitet e fundit, Jaço ka denoncuar publikisht praktikat abuzive që pengojnë klimën e biznesit ndërsa ka orientuar bashkëpunimin e ngushtë të Dhomës Amerikane me Dhomën Departamentin Amerikan të Shtetit të Tregtisë duke ofruar modele bashkëkohore në mënyrën e të bërit biznes.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3946
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor, 11:30
-
Ministri i Financave: Në qershor do rishikohet tatimi mbi pagat! Synojmë lehtësimin e tatimit për shtresat e mesme! Dhoma Amerikane: Erëra të mira për vendin, por s’mjaftojnë
26 Mars, 21:17
-
Dhoma Amerikane: Klima e biznesit është përmirësuar! Ulet korrupsioni, shqetësim monopolet
7 Dhjetor 2023, 17:25
-
Përfundon mandatin në krye të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Përmirësimi i klimës së biznesit. kyç për Investitorët e huaj e Integrimin
2 Nëntor 2023, 18:00
-
Investitorët amerikanë me sytë nga Shqipëria: Gjiganti CWP përgëzohet nga ambasada e SHBA për investimin në veri
29 Shtator 2023, 13:42
-
Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri
29 Korrik 2023, 10:10
-
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Investimet amerikane në Shqipëri janë rritur me 250%! Kim: Reforma në drejtësi, bazë për rritjen investimeve
24 Prill 2023, 18:19
-
Tregu i punës në vitin 2023, punonjësit drejtojnë 'timonin' e biznesit
14 Janar 2023, 08:20
-
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Shqipëria do ndjejë efektet e recesionit! Shigjetohet nga 4 kërcënime, si mund të përfitojë rritje ekonomike
3 Janar 2023, 14:53
-
Shërbimet Doganore marrin vlerësimet pozitive nga biznesi
14 Dhjetor 2022, 14:04
-
Dhoma Amerikane publikon Indeksin: Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve
14 Dhjetor 2022, 13:24
-
Ambasadorja, Yuri Kim: Diçka është duke ndodhur në Shqipëri, do të ketë investime amerikane kur gjykatat të jenë të pastra
17 Nëntor 2022, 18:22