KORÇË - Është vetëm 13 vjeç dhe shkruan romanin e parë fantastiko-shkencor. Është nga Korça dhe quhet Enisa Adil, ndërsa romanin e ka titulluar “Sekreti i të fundit”.
“I njeh dhe të njohin, i flet dhe të flasin, i buzëqesh dhe të buzëqeshin. Ti vetëm ecën e ngarkuar me dilemat e moshës dhe të papriturat e saj. Po ç’them edhe unë; ti Enisa nuk ecën, ti fluturon, duke kaluar me anijen tënde kozmike nga një aventurë në tjetrën, nga një çudi në tjetrën, nga një befasi në një tjetër. Dhe duke e mbajtur kështu lexuesin në mënyrën habitore...
Ashtu si dhe të tjerë që e kanë lexuar në dorëshkrim këtë libër, edhe unë u gabova duke sjellë ndërmend idenë e një përkthimi. Por jo, ky libër, ndër të rrallët fantastiko-shkencorë në letrat shqipe e që janë aq të kërkuar nga fëmijët, mban emrin tënd: Enisa Adil”, shkruan në parathënien e këtij libri poeti i njohur Skënder Rusi.
“Euin”, libri i parë i serialit “Sekreti i të fundit”, nuk është një roman i zakonshëm, pasi, ashtu si vetë ky emërtim i veçantë (me të cilin autorja Enisa Adil ka preferuar të nënkuptojë një lloj zambaku), libri tenton të shkojë në skajet e fantazisë. Përveç përmbajtjes fantastike, që të kujton librat e Zhyl Vernit, autorja, edhe pse mjaft e re në moshë, shfaq një leksik jashtëzakonisht të pasur që i tejkalon kufijtë e normales për brezin e vet”, shprehet drejtuesi i shtëpisë botuese “Naimi”.
Veç kësaJ 13-vjeçarja duket se ka ndërmend të botojë një seri në vijim, sepse titulli i plotë i librit është “Euin, Sekreti i të fundit, libri 1, gjinia roman fantastiko-shkencor.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com