Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës! Të vendoset si standard moral e politik! Ne s'përcaktojmë fajësinë dhe as pafajësinë

Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës! Të vendoset si standard moral e politik! Ne s'përcaktojmë fajësinë dhe as pafajësinë

1702911570_vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv.JPG

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e PD në Këshillin e Mandateve ka dhënë aprovimin nga ana e PD për heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke pranuar kërkesën e SPAK. Në qëndrimin e tij Alibeaj nënvizoi se heqja e imunitetit për deputetët ka qenë një propozim i vazhdueshëm i Partisë Demokratike.

Alibeaj: Në kushtet kur jam këtu si përfaqësues i opozitës e kam më të thjeshtë që ta shpreh që tani opinionin tim dhe të PD lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Dhe kur them opinionin tim dhe të Pd duhet ta ndaj. Unë jam nga ata që do të duhet ta bëj të qartë barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill për dhënien e autorizimit. Nuk jam i dyzuar. Kam një pozicion pak më specifik qoftë dhe për faktin që me deputetin në fjalë duke qenë se kemi qenë në të njëjtin fluks politik e konsideroj pak më specifik qëndrimin që do të mbaj. Unë jam dhe përfaqësues i Pd. Janë 12 konsiderata që do mbaj. Do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i kuvendit.

Nuk i heq asgjë faktit se nuk jemi gjykatë por përfaqësues të palëve politike me interesa të ndryshme por kemi një barrë të gjithësecilit prej nesh jo të përcaktojë fajësinë dhe as pafajësinë. Është vetëm një gjë e thjeshtë. Cili është cili do duhet të jetë standardi politik moral etik që deputeti i Kuvendit do të duhet të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka pasur që në krye të herës sa kohë kam qenë unë në këtë parlament. Nga 2007 sa herë ka pasur kërkesa për heqjen e imunitetit, standardi politik ka qenë dhënie me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Ka pasur ministra të qeverisë demokratike në atë kohë që e kanë pasur këtë një standard etik. Një standard që do të duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’do të duhet të kemi asnjë lloj luhatje.

Kemi mbajtur këtë qëndrim kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuta. Kemi mbajtur edhe në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese, ka qenë qëndrimi i PS që nuk e pranoi.

E kemi mbajtur dhe në rastin e çështjes Tahiri. Duhet të jemi të qartë dhe korrekt me qendrimet e mbajtura në këtë këshill. E kërkuam dhe në rastin e zotit Bllako pavarësisht se Zoti Bllako bëri një lëvizje që gjasme e la imunitetin. Pd ka paraqitur dhe një amendament që deputetët të lënë në mënyrë solemne imunitetin dhe të mos përfitojnë nga ai gjatë gjithë kohës që janë në detyrë.

Këto konsiderata nuk janë individuale dhe as partiatike. U bënë 30 që qeverisja në këtë vend nëse ka pasur një difekt ka qenë pikërisht abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit ka krijuar papërgjegjshmërinë... Është koha që ky parlament ta vendosë si gur edhe për të ardhmen.  Qëndrimi jonë është po. Sa herë ka një kërkesë të tillë, përgjigja të jetë po, hapja e rrugës së drejtësisë.

Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues i PD për këkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë.


Lajmi kryesor:

Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër