Enkelejd Zonja dhe artistët shqiptarë
të vlerësuar nga Muzeu i Marsejës

Enkelejd Zonja dhe artistët shqiptarë<br />të vlerësuar nga Muzeu i Marsejës
Franca është vendi që ka piktorë të mëdhenj dhe që strehon vepra të fondit të artë të pikturës botërore. E pavarësisht kësaj sfide, është bukur të shohësh sesi piktorët shqiptarë vlerësohen dhe çmohen pa rezerva pikërisht në këtë vend.

Në shtator të 2016-s Muzeu i Marsejës zgjodhi disa artistë shqiptarë, për një ekspozitë që ka qëndruar e hapur pesë muaj në këtë muze. Ekspozita "Albania 1207 km” është çelur më 24 shtator në Marsejë dhe ka qëndruar e hapur deri më 3 janar 2017 në ndërtesën Georges-Henri Rivière-Fort Saint-Jean.

Veprat e piktorëve modern Enkelejd Zonjës, Ardit Pulaj dhe piktorit të traditës Zef Shoshi kanë qenë një zbulim i pazakontë për kritikën dhe mediat franceze. Mjafton të të shohim faqet e disave prej tyre, si “La Province”, “Telerama” e më gjerë.
 
Në “La Province” të Marsejës lajmi jepet në dy faqe të mëdha me ngjyra, ku shihet se fotoja kryesore është pikërisht tabloja e titulluar “Gishti në plagë” e Enkelejd Zonjës, ku përballë diktatorit është vetë babai i piktorit që e vë gishtin në plagë.

Titulli i artikullit të “La province” me autore Olga Bibiloni është mbresëlënës, grishës: “Kur Muzeu udhëton në Shqipëri”.

Lajmi vijon të jepet me një nëntitull akoma më tërheqës, që të bën të besosh se po ndodh vërtetë diçka e pazakontë:

“Duke filluar nga sot, Muzeu Kombëtar i Marsejës çel ekspozitën e artistëve shqiptarë. Skenat e një projekti të pazakontë.”
Dhe skenat për autoren e artikullit Olga Bibiloni janë elementët e veçantë të tablove. Atë e tërheq tabloja e pazakontë e Enkelejd Zonjës “Gishti në plagë”


Ja çfarë shkruan ajo:

“Veprat kanë lënë Shqipërinë dhe janë nisur për rrugë. Ato erdhën në diellin e Marsejës të premten dhe do të instalohen për pesë ditë në kuadër të ekspozitës “Albania 1207 km”, që përndryshe është distanca në mes Marsejës dhe Tiranës, ndërsa kjo ekspozitë është propozuar nga Muzeu i Marsejës. Ekspozita është konceptuar me veprat e artistëve të Ballkanit, të cilët u prezantuan në Panairin e Artit Bashkëkohor të organizuar në Tiranë në nëntor të 2015-s nga Ambasada e Francës. Francis Coraboeuf, atëherë në krye të misionit kulturor, arriti të mbledhë një juri që ka autoritetin për të zgjedhur, pas thirrjes për aplikime të artorëve të moshës nën 40 vjeç.
Papritur komisionerët ndërkombëtarë zgjedhin një delegacion nga muzeu i Marsejës që të merreshin me ekspozitën. Ky ishte një hap i madh. Por këtu nuk kishte asnjë problem, për sa i përket misionit të Muzeut që mori një vit kohë. Kohë e shkurtër për ngjarje të tilla. "Ekspozita në Tiranë na bindi", thotë Jean-Roch Bouiller, kuratori kryesor, shef i sektorit të artit bashkëkohor të Muzeut.”


Më tej Olga Bibiloni e njofton si një zbulim atë që do të shihet në ekspozitë: “Pas kësaj pune Edit Pulaj merr një ftesë për ardhur në Marsejë për të sjellë veprën në koleksionet e Muzeut.

Ndërsa zbulon disa nga imazhet më interesante të ekspozitës, autorja e shkrimit komenton veprat e dy autorëve të njohur shqiptar, Edit Pulaj dhe Enkelejd Zonjës.

“Edit Pulaj u përzgjodh mes 150 veprave të ofruara. Të tjerë erdhën direkt nga Tirana me “bagazhet” e Jean-Roch Bouiller, për të sjellë një jehonë bashkëkohore dhe këto relike të njohura të së kaluarës: batanije, qilima, bostan nga ata që të kujtojnë ato pamje të rënda ku nën diellin e fortë fermerët vazhdojnë të shesin buzë rrugëve shqiptare.
Publiku duhet të ndjek të gjitha punët në ekran për shijuar instalimin e Edit Pulaj, të paraqitur në një kthinë. Në një mënyrë shprehëse ai vë në pikëpyetje vendin e traditës, folklorit, që e ushqen, por që gjithashtu i merr edhe lirinë. "Projekti i tij është i papritur, tha Jean-Roch Bouiller. Surprizues ai i detyron vizitorët ta mbajnë vëmendjen tek ky objekti."


Ndërsa më poshtë vijon të bëjë një profilin e një piktori që vjen nga Shqipëria ish diktatoriale, dhe megjithatë i aftë për t’u përballur me botën. Bëhet fjalë për Enkelejd Zonjën. Si më poshtë:
 
Artistët të cilët përballen me botën
Në rrugën që të çon në këtë lagje të mbipopulluar, fasadat me ngjyra të ndritshme që e bëjnë pak më të veçantë Tiranës zbehen dhe zhduken. Tregtar frutash, stalla zhvendoset mbi trotuar, një kafene tarracë shërben për të pirë çaj mali...

Vetëm paka hapa larg, në një ndërtesë disi të lënë pas dore, hyn në studion e Enkelejd Zonjës. Kjo vepër e tij që do të shihet në Marsejë, u ngjiz në vitin 1979 në Fier, në jugperëndim të Shqipërisë, por tani ai jeton dhe punon në Tiranë. Ambientet e punëtorisë janë zhytur në errësirë, në një format të madh figurativ, ku gjithçka duket edhe më e theksuar.

Tablotë janë të populluara nga anëtarët e familjes së artistit, plot me "kujtimet e fëmijërisë".

“Me to unë nuk përpiqem për të treguar një histori, por për të instaluar një atmosferë”, shprehet artisti në anglisht. Ka makth, iluzion, autoportret, realizëm modern politik, diçka të çuditshme që të shtyn për të zbuluar disa nga skenat e saj. Takojmë aty prindërit e tij në faza të ndryshme të jetës së tyre ose figurën e ish diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i paraqitur si një Krisht në tablonë “Me gishtin në plagë” .

Artistët shqiptarë kanë përcjellë në Marsejë një imazh ndryshe nga ai që përcillet në sytë e francezëve për vendin tonë. Autorja e shkrimit përpiqet të argumentojë pas kësaj se dhe imazhi i Shqipërisë ka nisur të ndryshojë. Meritat për këto ndryshime ia njeh kryeministrit shqiptar.

“Si shumica e shqiptarëve, artistët e rinj të vendit mbajnë barrën e një historie të komplikuar: vendi ka parë pushtimin osman, italian, pastaj një mbret të vetëshpallur, e më pas diktaturën komuniste deri në vitin 1991, ku pati dhe një luftë civile ... Sot , një artist, Kryeministri Edi Rama, i cili ishte edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, që udhëhoqi me projekte të mëdha rinovimin e saj, po punon edhe për artin bashkëkohor. Konkretisht te COD, një qendër kërkimore të hapur për artin, në zemër të shtetit, ku edhe punon ekipi qeveritar. Por shpesh kjo qasje shihet me mëdyshje, nga kundërshtarët të cilët mendojnë se është vështirë "për të bërë të dyja punët mirë, artistin dhe kryeministrin”, shkruan Olga Bibiloni.

gazeta
gazeta


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit