TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka ndarë me qytetarët një studim amerikan në lidhje me riinfektimet e personave nga mutacionet e COVID.

Sipas studimit, Alimehmeti tregon se variantet e COVID-19 neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me Moderna dhe Pfizer.

Pra thekson epidemiologu se kush ka kaluar COVID nuk duhet të shqetësohet nga variantet e reja, por gjithnjë duhet të respektojë masat dhe të bëjnë vaksinën sapo t'u jepet mundësia.

"Tjetër lajm i mirë mbi aftësinë e imunitetit natyror dhe të vaksinave me mARN për të neutralizuar variantet e reja të SARS-CoV-2.  Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftësinë e neutralizimit të varianteve të reja nga: gjaku i pacientëve të sëmur  gjaku i personave që e kanë kaluar infeksionin, dhe  gjaku i personave të vaksinuar me Moderna ose Pfizer.  Rezultatet treguan se të gjitha mostrat neutralizonin:  variantin e Wuhanit  variantin D614G (klasik)  variantin Britanik dhe variantin Kalifornian. Pra, miqtë e mi:  Nëse e keni kaluar infeksionin mos u shqetësoni nga variantet e reja.  Nëse nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo të keni mundësi", shkruan Alimehmeti.