Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci largohet nga detyra! Biden: Falë kontributit të tij, janë shpëtuar jetë njerëzish

Epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci largohet nga detyra! Biden: Falë kontributit të tij, janë shpëtuar jetë njerëzish

Anthony Fauci

Epidemiologu kryesor amerikan, Anthony Fauci po largohet nga detyra si drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe si këshilltar mjekësor i Presidentit Joe Biden. Largimi i tij do të jetë në fund të këtij viti pas rreth 4 dekadash si epidemiologu kryesor amerikan.

“Po njoftoj sot se do të largohem nga postet e Drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe Shefit të Laboratorit të Imunoregulimit të NIAID-it, si dhe nga posti i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të Presidentit Joe Biden. Do të largohem nga këto pozicione në dhjetor të këtij viti për të ndjekur kapitullin tjetër të karrierës sime”, tha Fauci.

Fauci, 81 vjeç, ka shërbyer në NIAID për 38 vjet. Ka nisur punë që në administratën e ish-presidentit Ronald Reagan, një rol në të cilin ai ndihmoi në udhëheqjen e reagimit të SHBA ndaj epidemisë së HIV/AIDS, si dhe virusit të Nilit Perëndimor, sulmeve të antraksit, gripit pandemik, kërcënime të ndryshme të gripit të shpendëve, Ebola dhe Zika. Gjithashtu ishte ndër epidemiologët më të besuar në kulmin e pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.

Biden vlerësoi punën e Faucit në një deklaratë, duke vënë në dukje angazhimin e tij ndaj punës, si dhe shpirtin, energjinë dhe integritetin e tij të pashembullt shkencor.

"Për shkak të kontributeve të Faucit në shëndetin publik, janë shpëtuar jetë njerëzish në SHBA dhe në botë. Unë e di që populli amerikan dhe e gjithë bota do të vazhdojë të përfitojë nga ekspertiza e Dr. Fauci në çdo gjë që ai bën më pas”, tha Biden.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati

Sot festohen Pashkët Ortodokse, uron politika! Rama: Gëzuar! Begaj: Të mbështesim njëri-tjetrin! Basha e Meta: Paqe e begati