Dy tifozë kuqezinj nga Kosova kanë humbur jetën mbrëmë pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që u zhvillua në Shkodër.
Viktima e parë nga Kosova është Ramiz Isenaj, i cili ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur në qytetin e Kukësit.
Isenaj teksa po kthehej me motor nga Shkodra për në Kosovë humbi kontrollin e mjetit nga reshjet e dendura të shiut dhe erës së fortë duke u aksidentuar.
Tifozi është dërguar me shpejtësi në spitalin e Kukësit pas aksidentit dhe më pas në Kosovë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur që të mbijetojë nga plagët e rënda që kishte marrë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shtetas nga Kosova, që po udhëtonte me Ramiz Isenajn, por është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital në Kosovë.
Viktima e dytë është Kadri Skrela po nga Kosova. Sipas familjarëve ai ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni dhe pas ndërprerjes së saj është larguar me ta, por gjatë rrugës ka pasur probleme me zemrën.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Shkodrës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Policia në deklaratën e saj sqaron se nga rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore 55-vjeçari ka ndërruar jetë nga infarkti që pësoi.
Redaksia Online
Al.N/d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com