TIRANE-Ministri i Jashtëm Gent Cakaj është vetëkarantinuar për 14 ditë sikur parashikohet në Aktin Normativ që u miratua për cilin do person që kthehet nga një vend i prekur nga koronavirusi. Ditën e shtunë Cakaj ishte në Itali, pasi shoqëroi 30 mjekët dhe infermierët që qeveria dërgoi për të ndihmuar popullin fqinj në përballimin e luftës nga koronavirusi.

Tre ditë më parë, Cakaj ndryshe nga Di Maio dhe të tjerët, ishte pa maskë dhe doreza. Ndërsa menjëherë pas kthimit nga Italia, sipas ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme është vetëkarantinuar për 14 ditë. Gjatë kësaj kohe, Cakaj do të vijojë detyrën nga shtëpia online.

Gent Cakaj pasi zbriti nga avioni në Itali pa maskë dhe doreza