Erdogan, besimi fetar dhe modeli historik i nënshtrimit!

Erdogan, besimi fetar dhe modeli historik i nënshtrimit!

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeminsitri Edi Rama

Sot, Turqia është një faktor mjaft i rëndësishëm në Rajon dhe më gjerë! Sot, Turqia bën real politik, duke mos pasur asnjë popull "hazret", por diku ka popuj miq, diku popuj dashamirës, diku tjetër të nënshtruar e rrallë herë popuj partner!

Ka një realitet të hidhur, sepse Turqia sot, më frymëzim nga e kaluara, ne shqiptarëve nuk na konsideron partner, as hazret, as miq, por na konsideron dhe vazhdon të na konsideroj popull të nënshtruar e mandej, sot për arsye të kaluarës historike, na e konsideron nënshtrimin si obligim e pa kushte!

Shoh me kritikë të madhe edhe ata që qëndrimin ndaj Turqisë vazhdojnë ta lidhin me figurën e Skënderbeut e këtë të fundit për fat tek keq me besimin fetar të tij! E vërteta është se Skënderbeu, s'ka bërë luftë fetare, por feja në atë kohë ishte një realitet që nuk mund të shmangej nga lufta e Skënderbeut! Skënderbeu, ka qenë e mbetet një ndër figurat me dimension të madh botëror, por në të njëjtën kohë figura më e rëndësishme e Kombit, për të cilin nuk ka polemika, por ka simbolikë bashkimi! Ndoshta, në realitetin e sotëm dhe në ekuilibrat e sotëm edhe Skënderbeu do e kishte pritur Erdoganin, por sigurisht jo në pozicion nënshtrimi e aq më pak në pozicion poshtërimi!

Forca e një lideri në çdo kohë e në çdo rrethanë qëndron nëse ai e lartëson mbi veten Kombin dhe jo nëse Kombin e sjellë në lartësinë personale ose edhe më keq e ulë edhe me poshtë se lartësia e tij po indivuale!

Po ashtu, në marrëdhënie ndërkombëtare besimi fetar është kthyer një ndër shtyllat kryesore, por Turqia në dallim të vendeve të tjera, besimin fetar e ka kushtin e parë për të pasur marrëdhënie të mira ose marrëdhënie nënshtruese! Mandej, edhe fenë e bën imponuese, sepse e konsideron si mision kombëtar e historik pas Kalifit! Çdo të thotë kjo? Xhamitë e kishat janë shtëpi të Zotit, por në ardhje zyrtare dhe me inaugurimin personal të xhamisë në Tiranë ka dhënë një mesazh që nuk i bën mirë Kombit shqiptar! Për ne shqiptarët kjo ceremoni mund të ishte evituar e ndërsa Erdogan kurrsesi nuk mund ta evitonte, sepse ai është modeli historik i Turqisë e politikës aktuale!

Turqia ka një rëndësi të madhe edhe për vendin tonë, por jo të pazëvendësueshme për të ardhmen e Shqipërisë! Po ashtu sot mund të evitoj edhe citimi i BE, sepse lidershipi aktual turk është shumë larg vlerave të BE e për pasojë jo vetëm që nuk na ndihmon, por ndoshta kontribuon që anëtarësimi i Shqipërisë të zhatet edhe pak më shumë se sa është!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro