Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërkoi në Tiranë mbylljen e të gjitha aktiviteteve të vëllazërisë “Hizmet” të imamit dhe manjatit Fetullah Gulen, një ish-aleati i tij, tashmë në “azil” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vizitën zyrtare në kryeqytetin shqiptar të mërkurën, Erdogan ka përdorur tone të ashpra përballë asaj që ai e quan “Shteti paralel” i udhëhequr nga Gulen dhe ka folur për një “organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë”.
Në Shqipëri dhe Kosove, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet (Kolegjet Turke) deri ne te lartin (Universiteti Epoka), te cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan
Që nga viti 1999, Gulen jeton në azil të “vetë-imponuar” në Pensilvania të Amerikës.
Gulen nuk është thjesht një mësues fetar, një predikues apo imam por ai është kreu i një komuniteti shumë të fuqishëm me zotërimin e qindra shkollave, fondacioneve, mediave apo deri edhe institucioneve bankare. Ky komunitet ka mundur të ketë kontroll mbi pjesë të rëndësishme të shtetit turk përgjatë viteve të fundit, deri në momentin që ishte në koalicion me Erdoganin dhe mbështetësit e tij.
Koalicioni mes partisë së Erdogan (AKP) dhe Lëvizjes së Gulenit nisi me zgjedhjet e vitit 2002 kur Erdogan u vu ne krye te shtetit. Për rreth një dekade, deri në ato momente, Turqia kishte përjetuar një situatë tejet të qetë politike por që shumë shpejt nuk do të ishte më e tillë.
Ndryshimet mes tyre janë të shumëllojshme por mund të përmblidhen me dy aspekte: ideologjike dhe politike. Në këndvështrimin ideologjik, Lëvizja e Gulenit ka një frymë më të moderuar pro-Perëndimore dhe e prirur drejt Islamit tradicional ndërsa ajo e Erdoganit priret drejt një fryme më radikale. Në aspektin politik, Lëvizja e Gulenit e sheh pushtetin politik si mbrojtës të interesave kombëtare dhe politikën e Erdoganit si përfitim personal me anë të fuqizimit nëpërmjet aferave korruptive. Përkundrejt kësaj Erdogan i quan mbështetësit e Gulenit sidomos ata në sistemin e drejtësisë apo në polici si “shtet terrorist” brenda shtetit apo “shtet paralel” duke qenë se jo pak herë mbështetësit e Erdoganit janë çuar në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Kjo ka bërë që lufta mes pushteteve në Turqi të jetë ende një vatër e nxehtë, fundi i të cilës ende nuk dihet.

(Foto e viteve më parë, Gulen dhe Erdogan kur ishin bashkëpunëtorë)
Nga bashkëpunëtorë në armiq, si lindi “lufta” Erdogan-Gulen
Tensioni politik ndërmjet Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Ergoganit dhe Komunitetit Islamik të udhëhequr nga Fetullah Gulen, nësë nuk është “luftë” me plot kuptimin e fjalës mund ta quajmë si temën më të nxehtë në Turqi. Për shumicën e të huajve por edhe për vetë turqit është e vështirë për ta kuptuar natyrën e vërtetë të konfliktit mes tyre. Studiues të ndryshëm janë munduar të hedhin dritë mbi këtë çështje duke parashtruar alternativa mbi arsyet e këtyre mosmarrëveshjeve.
Të dy palët, si Erdogan dhe Gulen dhe mbështetësit e tyre i përkasin drejtimit të konservatorëve myslimanëve sunni. Por mes tyre ka edhe disa ndryshime të tjera.
Bërthama e AKP-së vjen nga tradita “Milli Gorus” apo “Pikëpamja Kombëtare” e cila mund të përkufizohet më së miri si versioni turk i politikës islame me anti-Perëndim dhe tone pan-Islamike. Megjithse AKP e braktisi në fillimet e saj këtë ideologji, vëzhgues të shumtë janë të mendimit se Erdogan është duke e rikthyer sërish frymën e “Pikëpamjes Kombëtare” të viteve të para.
Lëvizja e Gulenit (GM) ndërkohë vjen nga një traditë e shkollës islamike të Said Nursi (1878-1960) e cila është e fokusuar më shumë në besim dhe moral sesa në politikë dhe ndjekësit e kësaj lëvizje zakonisht i qëndrojnë larg islamit politik. Siç thuhet, mbështetësit e Gulenit nuk kanë votuar asnjëherë për “Milli Gorus” por kanë përkrahur partitë e qendrës së djathtë. Disa studiues e kanë përkufizuar lëvizjen e Gulenit si “Islami Kulturor” në oponencë me islamin politik.
Nëse lëvizja e Gulenit do të ishte përqendruar thjesht tek kultura islame, tensioni aktual mund të ishte kufizuar. Shumica e vëzhguesve në fakt pajtohen me faktin se kjo lëvizje ka dhe versionin e tij politik brenda: ndihmën qe u jepet anëtarëve të vet për tu punësuar sidomos në sistemin e drejtësisë dhe në polici.
Kur AKP erdhi në pushtet në vitin 2002 dhe shumë shpejt e gjeti veten të shënjestruar nga garda e vjetër laike, ndjekësit e Gulenit në polici dhe gjyqësor e shfaqën këtë si një aleat natyral. Për këtë arsye është thënë shpesh se Erdogan, i fuqizoi këta shokë konservatorë kundër rivalëve të vjetër laikë. Megjithatë, pasi regjimi i vjetër u mund me vendosmëri, diku rreth vitit 2010 – 2011, u shfaqën dhe mosmarrëveshjet e para mes AKP-së së Erdoganit dhe Lëvizjes së Gulenit. Thyerja e parë mes tyre ndodhi në të ashtuquajturën krizë të Organizatës Kombëtarë Turke të Inteligjencës “MIT”. Në shkurt të 2012, Hakan Fidan, kreu i MIT, një i besuar i Erdoganit, u thirr nga një prokuror në Stamboll për të dëshmuar si pjesë e një hetimi për Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK). Siç e quajti atëherë gazeta “The New York Times” kjo do ishte “raundi i fundit i luftës për pushtet ndërmjet forcave të Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës”.
Kjo u pa gjerësisht edhe si lufta për pushtet mes grupimit “polici-gjyqësor” pro Gulen nga njëra anë dhe AKP-së nga ana tjetër.
Që nga ajo kohë, mbështetësit e Erdoganit ankohen për një “shtet paralel” brenda shtetit, i cili dyshohet se vepron sipas hierarkisë së vet të brendshme dhe e përdor pushtetin shtetëror për qëllimet e veta.
Që prej krizës së “MIT” në shkurt të 2012-ës, marrëdhëniet AKP-Gulen kanë qenë disi në heshtje. Por në mesin e nëntorit të 2013-ës, gjithçka shpërtheu kur Erdogani vendosi të mbyllte disa shkolla përgatitore apo ato që quhen “kurset e fundjavës” të cilët përgatisnin studentët për provimet e pranimit në universitet.
Përderisa çereku i të gjitha këtyre shkollave në Turqi janë të themeluara dhe administrohen nga lëvizja e Gulenit, këta të fundit e quajtën këtë veprim si një sulm. Mediat pro Gulenit u shprehën për një “sulm të qeverisë mbi ndërmarrjet private” ndërsa qeveria iu kundërpërgjigj me deklarata të ashpra. Në këtë mënyrë, beteja e deklaratave shumë shpejt u kthye në “luftë të hapur”.
Tashmë Erdogan nuk ngurron ta quajë më Lëvizjen e Gulenit si “organizatë terroriste” brenda shtetit duke e ditur përkrahjen e fortë dhe mbështetësit që ka sidomos në radhët e policisë dhe të gjyqësorit. Kjo shpesh herë është bërë dhe arenë “luftimi” mes qeverisë dhe këtyre institucioneve me anë të arrestimeve e shantazheve të hapura politike.
Redaksia Online
(B.P/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Burime për A1 Report: Rama-Erdogan dakord për ndërtimin e Parlamentit të ri