Erdogan i dhuron një monedhë
ari fëmijës që i vendosi emrin
Presidenti turk, Rexheep Tahip Erdogan, i ka dhuruar një monedhë pesëshe ari vogëlushit Ömer, fëmijës së çiftit Abdurrezzak, Djama dhe Ajshe Ahmed, të cilët i njohu gjatë vizitës së tij në Xhibuti dhe me dëshirën e familjes i vendosi emrin Ömer. Presidenti Erdoğan u njoh me çiftin gjatë vizitës së tij në këtë vend në muajin janar, raporton Anadolu Agency.
Presidenti turk, Rexheep Tahip Erdogan, i ka dhuruar një monedhë pesëshe ari vogëlushit Ömer, fëmijës së çiftit Abdurrezzak, Djama dhe Ajshe Ahmed, të cilët i njohu gjatë vizitës së tij në Xhibuti dhe me dëshirën e familjes i vendosi emrin Ömer.
Presidenti Erdoğan u njoh me çiftin gjatë vizitës së tij në këtë vend në muajin janar, raporton Anadolu Agency.
Ambasadori i Turqisë në Xhibuti, Hasan Yavuz, i cili i ka dorëzuar fëmijës Ömer dhe familjes dhuratat e dërguar, tha se: "Po përjetojmë gëzimin e dorëzimit të dhuratave të dërguara nga Presidenti ynë Erdoğan për fëmijën Ömer dhe familjen e tij".
Ndërsa nëna Ajshe ka pohuar se: "Jemi shumë të gëzuar. E falënderojmë shumë dhe dërgojmë përshëndetjet tona ndaj Presidentit të Turqisë Erdoğan dhe bashkëshortes së tij Emine. Ata na nderuan dhe na lumturuan shumë".
Çifti Abdurrezzak dhe Ajshe nga Xhibuti ka tre fëmijë, njëri prej fëmijëve quhet Erdoğan, ndërsa vajza e ka emrin Emine.
Babai, Abdurrezzak Djama, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar historinë e vendosjes së emrave të fëmijëve të tij: "Duke ndjekur lajmin në lidhje me Davos në televizor vërejta reagimin e Erdoğan ndaj presidentit izraelit Shimon Peres. Në atë kohë ishte viti 2009 dhe unë isha beqar. I dhashë fjalën Allahut 'se nëse një ditë do martohem dhe nëse do të kem fëmijë do t’ia vendos emrin Erdoğan'. Pasi u bëra me djalë i vendosa emrin e Erdoğan dhe vajzës, emrin e bashkëshortes së tij, Emine".
Abdurrezzak, duke vënë në dukje se Ömeri është fëmija i tretë, thekson se duke e ditur që Erdoğan dëshiron që çdo familje në Turqi të ketë 3 fëmijë ai shprehet se: "Edhe ne në Xhibuti realizuam dëshirën e Erdoğan për 3 fëmijë. Njëri nga dy fëmijët ka emrin Erdoğan, tjetri të bashkëshortes së tij, ndërsa fëmija i tretë e ka emrin Ömer që ia vendosi vetë Erdoğan".
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
71%
-
Të gabuar
20.7%
-
Nuk kam mendim
8.3%
Vota total: 217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39
-
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte
16 Janar, 09:33
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28
-
Vrau motrën dhe kunatin në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm (EMRI)
16 Janar, 09:07
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik
16 Janar, 08:59
-
Fjalimi i lamtumirës/ Biden përshëndet Amerikën: Një oligarki e rrezikshme kërcënon demokracinë tonë
16 Janar, 08:59
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
Manastiret e Luginës së Drinos, pjesë e ‘World Monuments Watch 2025’, ambasada amerikane në Tiranë: U zgjodh mes 200 nominimesh
16 Janar, 08:03
-
Status strategjik për parkun industrial 'Vertigo' në Xhafzotaj në Durrës
16 Janar, 08:01