Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje manjatit amerikan Elon Musk që ta hapë një fabrikë të re të Teslas në Turqi, duke u bërë lideri i fundit që lobon kështu te njeriu më i pasur në botë.
Erdogan dhe Musk kanë mbajtur një mori takimesh në Turqi dhe në margjina të forumeve ndërkombëtare, duke e thelluar miqësinë edhe më tepër të dielën në Nju Jork.
Zyra e Erdoganit ka thënë të hënën se ai i ka kërkuar Teslas që ta hapë fabrikën e shtatë në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka thënë se Musk i ka thënë Erdoganit se shteti i këtij të fundit është ndër “kandidatët më të rëndësishëm” për hapje të fabrikës së re.
Përpjekje të ngjashme me të Erdoganit kanë bërë edhe presidenti francez, Emmanuel Marcon, i cili e ka takuar Muskun në qershor, si dhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez. Erdogan është në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai do të mbajë një fjalim në të, të martën. Tesla aktualisht i ka gjashtë fabrika, përfshirë dy jashtë Shteteve të Bashkuara – një në Shangai, të fokusuar në tregun aziatik dhe një tjetër në Berlin, të fokusuar në tregun evropian.
Aktualisht kompania është duke e hapur një fabrikë në Meksikë dhe planifikon që të ketë prezencë edhe në Indi./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
12.8%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Hap drejt shfuqizimit të shtetit kushtetues demokratik'/ Trump përballë gjykatave, analiza e DW: A po shkon SHBA drejt autokracisë?
23 Mars, 15:08
-
Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!
22 Mars, 22:57
-
Turqi/ Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dërgohet në gjykatë! Opozita ende në rrugë kundër Erdogan
22 Mars, 20:50
-
Trump pranon për herë të parë se Musk është në konflikt interesi, pas vizitës në Pentagon
22 Mars, 15:15
-
Tesla tërheq 46 mijë makina Cybertruck për shkak të një defekti
20 Mars, 17:41
-
Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk
20 Mars, 13:16
-
Trump po e bën Amerikën të heshtë, çfarë 'fshihet' mbas mbylljes së disa mediave ?
19 Mars, 14:52
-
Gjykatësi urdhëron Musk të anulojë procesin e përshpejtuar të ‘DOGE’: Keni shkelur Kushtetutën me USAID
18 Mars, 22:30
-
Presidenti Erdogan kërkon një takim në Shtëpinë e Bardhë me Trump
18 Mars, 12:06
-
Heshtja shurdhuese e Elon Musk, ndërsa Trumpi i shkatërron biznesin
17 Mars, 11:51
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
Tesla paralajmëron rreziqet nga tarifat ndëshkuese në tregjet ndërkombëtare, masat e Trump mund të godasin eksportuesit amerikanë
14 Mars, 15:25