Erdogan në Tiranë/ Dritan Hila: Gylenistët, shoqëri masone me ndikim në Shqipëri! Turqia nuk po ndërhyn në punët e brendshme

Analisti Dritan Hila ishte në ‘Sot Live në Shqipëri’ për të komentuar vizitën e presidentit turk Erdogan në Tiranë ku inauguroi së bashki me kryeminsitrin Rama xhaminë e Namazgjasë.

Hila mori në shqyrtim edhe alarmin që jep Erdogan për organizatën Feto.

'Kemi një raport tonin me këta individë deri në momentin kur  ti të paraqitësh dokumentin që janë terroristë. Gylenistë janë shoqëri masonë. Erdogan është njeri që shfaqet, votohet, ndërsa këto janë shoqëri të fshehta. Kanë ndërhyrë në jetën ekonomike dhe shëndetësi dhe arsim. Ky është arsimi që përgatit njerëzit e rinj.'

Më tej, Hila tregoi dy rrymat e islamit sot në kuadrin gjeopolitik dhe ndikimin e tyre në Shqipëri.

'Përveç dronëve kamikaz që janë akt simbolik. Neve kemi problemet tona, nuk është problemi i Turqisë që nuk vijnë investitorët. Këtu. Kemi ende ligjin 7500 të pronave. Të del pronari. Nuk thith dot investitorët. Nuk kemi një klimë të favorshme për biznesin. Turqia është shtet laik. Ata që kanë investuar më shumë janë arabo-sauditet. Ka përplasje mes dy rrymave në Islam, e rrymës së Arabisë Saudite, dhe islamit të moderuar, turk dhe shqiptar. Këtë rrymë kemi marrë nga otomanët. Nëse ne e përzëmë Erdoganin, këtu kanë për të hyrë, vahabistët.'

Sipas Hilës ndikimi i Erdogan në Shqipëri ka të bëjë me luftën për ndikimin gjeopolitik në rajon dhe nuk ka gjë të keqe që vendi ynë të mbajë anën e Turqisë.

'Kjo është një luftë gjeopolitike. Turqia pretendon për të pasur lidershipin e islamit. Kemi një luftë mes islamit të Erdoganit turk dhe islamit të Arabisë Saudite. Nëse tërhiqet vend bosh nuk ka futet tjetri. Nuk ka asgjë të keqe që komuniteti që komuniteti islamik i Turqisë të ndihmojë myslimanët shqiptar. Nuk është ndërhyrje në punët e brendshme.

Në 1805 kur vahabistët me në krye Vahab bën kryengritje kundër Perandorisë Otomane ata që e shtypën ishin shqiptarët dhe iu dha Egjipti Muhamed Aliut.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/10/2024 02:52

    Z.Hila,po e le fantazine te fluturoje pak si shume! FETO org.masone dhe e fshehte dhe Erdogani votohet?!Gyleni mund te mos jete me i mire se Erdogani,por a nuk na thua se si votohet nje autokrat,apo perse nje organizate si FETO duhet te qendrojne te fshehur ne nje vend si Turqia qe supozohet te jete laike dhe tolerante ndaj besimeve e mendimit te lire?!Dhe persa thoni per ndikimin e rrymave islamike,perse nuk thoni qe ka dhe nje mundesi te trete-nje islam i pavarur,shqiptar,autoqefal si kisha ortodokse?

    Përgjigju
  • Dyle: 11/10/2024 23:59

    Tek lexon cka flet nje pyke si ku me lart te vjen keq ku ka shku ndjenja kombetare. Dallkauk me keq nga ata te Nolit.

    Përgjigju
  • Nebi: 11/10/2024 18:03

    Per pushtet te pa ndershem u prishen Gyleni dhe Erdogani.Jane shume shqetesuese investimet e nje shteti te huaj politik ne çestjet fetare te nje vendi tjeter,ne kete rast Shqiperia. Karrieriste si Erdogani do ta shfrytezojne vetem per interesa politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol

VIDEO/ Barcelona pëson humbjen e dytë, baskët e Real Sociedad e mposhtin me një gol