Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH

TIRANË- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan mbërrin nesër në Tiranë, vizitë e cila do të kulmojë me inaugurimin e xhamisë e së të Namazgjasë bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu do të mungojë në ceremoninë e përurimit, ndërsa i pranishëm do të jetë vetëm Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja. Duket se ende ka një përplasje për drejtimin e xhamisë sëre, pasi sipas një postimi në Facebook, të Myftinisë së Tiranës, Gazment Teqja do të jetë imami zyrtar i xhamisë, njëkohësisht edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.

Por, në fakt në një postim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk thuhet që imami i xhamisë do të jetë Gazment Teqja, veçse nënvizohet se ky i fundit do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët me Turqinë. 

"Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej", shkruan KMSH. 

Nga ana tjetër, nga Turqia pretendohet se drejtimin do e marrë një imam turk.Përmes një njoftimi në Facebook, ishte vetë imami turk Enes Bastur që ka njoftuar se do të merrte drejtimin e xhamisë së Namzgjasë.

Ende mbetet e paqartë se kush do të vendoset në krye të kësaj xhamie, në të cilën 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë, e që puna për ndërtimin e saj nisi që në vitin 2015-të.

Për vizitën zyrtare që presidenti turk, Erdogan do të zhvillojë nesër, 10 tetor, çdo gjë është bërë gati. Xhamia në qendër të kryeqytetit, e konsideruar si më e madhja në Ballkan, është veshur me flamujt e Turqisë dhe Shqipërisë, e pas inaugurimit do të jetë e hapur për të gjithë besimtarët myslimanë. Kjo xhami i ka kushtuar qeverisë turke 30 mln euro. 

Ndonëse kjo xhami duhet të hapte dyert për besimtarët dhe të thirret ezani i parë që në vitin 2018, tre vite pas nisjes së punimeve, nuk u realizua për shkak të përplasjeve mes komunitetit mysliman në Turqi dhe atij në Shqipëri, të akuzuar si gylenistë, kundërshtarët më të fortë të Erdogan, të cilët ky i fundit i ka akuzuar edhe për grusht shteti në 2016-ën.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Presidenti i Turqisë do të qëndrojë vetëm disa orë në Tiranë, ku veçohet inaugurimi i xhamisë, do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, e më pas një konferencë për mediat. Një takim Presidenti Erdogan e ka planifikuar edhe me homologun e tij, Presidentin Bajram Begaj.

Postimi i Myftinisë së Tiranës ku njoftohet se Gazment Teqja do jetë imami i xhamisë së Namazgjasë

 

Postimi i imamit turk, ku njofton se do drejtojë xhaminë e Namazgjasë

 

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edmond (koder rreshen): 09/10/2024 12:24

    " Inagurimi " i Xhamis se harruar,e cila ka perfunduar me vite,me kujtojn nje protest fetare ne Greqi ne fund te viteve 90 ( ne mos gabohem) ku Kisha kerkonte te tregonte forcen e saj karshi shtetit laik te se ardhmes ,qe pretendonin te ndertonin Politikanet ! behej fjal qe ne pasaportat Greke te mos shkruhej me ne te ardhmen besimi fetar,dhe Kisha Greke organizoi nje miting masin (te pa par ndonjeher per nga numri i madh ) ne Athin per te treguar se kush kishte me ndikim ne Popull ,Kisha apo Shteti ! E njejta po ndodh edhe ne Shqiperin "me brek neper kemb" qe nuk din se kujt tja "prishi" dhe kujt ti bej qejfi, nduke e mashtruar per besnikeri,dhe duke e quar, vetem deri tek burimi ! Pas vizites se presidentit Izraelit,ne token e vellezerve Turq ne Shqiperi,vjen Babai i Kombit Erdogani per te inaguruar Xhamin e harruar ne Tiran(se ka perfundu me vite) dhe per te quar mesazhin : Ky esht nje popull Mysliman,nje degezim i interesave Turke , ashtu sic jan Jemenasit,Libanezet dhe Palestinezet e Iranit,dhe Rama si denim do ti veshi perseri edhe disa vite te tjera Qitjanet !

    Përgjigju
  • Xhemi: 09/10/2024 11:50

    Turp i madh, skandal, krim!

    Përgjigju
  • Alban: 09/10/2024 11:35

    E shitet Shqiperine o plehra.Njeri grekut e tjetri turkut. Po behen hapa pas si ne te shkuaren kur humbem popullesi vetem nga feja. Ndertoni objekte gjigande fetare qe te sillni serish percarjen e para nje shekulli.

    Përgjigju
  • Lebri: 09/10/2024 11:28

    XHAMI ME KATËR MINARE AS NË KOHËN E SULLTANATEVE NUK KA PASUR NË ARBËRI.... KY ESHTË PUSHTIM OSMAN.... ME TË SHITURIN EDVIN E SALI RAMA BERISHA....

    Përgjigju
  • xXx: 09/10/2024 10:02

    Turqia na la 500 vjet mbrapa...

    Përgjigju
    • Ai çuni: 09/10/2024 16:49

      Po Turqija ka ikur para 120 vjet, dhe asokohe e la vëndin tonë në tërësinë autoktone që e kishte. E kush na mbajti të mos përparojmë e të ruajmë teritorin në tërësi?! Apo ndoshta kemi patur të tjerë okupatorë që na ndanë copësh dhe të tillë na mbajnë akoma.

    • 666: 09/10/2024 13:42

      Ndersa romaket na perparuan 1500vjet

  • Alb: 09/10/2024 09:59

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/10/2024 09:21

    Turp i madh te na caktojne edhe kleriket. Nuk mjaftonte Janullatos duhej edhe ky Basturi. Jemi bere vend per mos me keq. Ja dhame leket e xhamise me tunelin e Llogarase Erdoganit.

    Përgjigju
  • Ops: 09/10/2024 08:53

    E kthyet vendin vasal Te turqis prap, vendos Erdogan cili drrejton xhamit ne Shqiperi, dhe cilin fton…..

    Përgjigju
    • Mendimi im: 09/10/2024 09:56

      Nuk jam besimtar por disa fakte duhen pranuar: (1) kur hedh 30 milione euro per te ndertuar diçka, ke te drejte te kerkosh nje minimum influence ne vendimmarrje. (2) Nese do kemi influence te huaj edhe ne kete komunitet fetar, me mire te vije nga Turqia se sa nga Emiratet ose sauditet.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës

BOKS/ Jurgen Uldedaj mbron titullin IBF, fiton me K.O. kundër rivalit boshnjak! Lezhjani mes më të mirëve të botës