‘Erdogan sulltani, Rama pashai’, si e komentojnë mediat greke vizitën e presidentit turk në Shqipëri

‘Erdogan sulltani, Rama pashai’, si e komentojnë mediat greke vizitën e presidentit turk në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Në prag të vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Tiranë, mediat greke kanë komentuar qëllimet e ardhjes së tij sipas tyre, në vendin tonë. 

Disa nga portalet dhe gazetat e njohura në shtetin helen shkruajnë se marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Tiranës janë aq të ngushta sa presidenti Erdogan konsiderohet si sulltan dhe kryeministri Rama si pasha, duke iu referuar kohës kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane.

Më tej të përditshmet greke shkruajnë se Ankaraja do të ushtrojë presion ndaj vendeve të tjera për të njohur Pavarësinë e Kosovës përmes marrëveshjeve sekrete, me kusht që Prishtina dhe Tirana të dëbojnë gylenistët.

Mediat pretendojnë se Erdogan po kërkon të krijojë Shqipërinë e Madhe, të cilën e sheh si provincë të Perandorisë Osmane.

"Nga sa më sipër kuptojmë se vizita e Erdoganit në Shqipëri ka për qëllim garantimin e mbështetjes për mikun e tij, Rama, në mënyrë që Shqipëria të mos anëtarësohet menjëherë në BE dhe sigurisht jo përpara zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke u përpjekur kështu të luajë rolin e rregullator të zhvillimeve në Ballkan, duke lëvizur fijet për krijimin e Shqipërisë së Madhe, të cilën e sheh si një provincë të Perandorisë Osmane që kërkon ta ringjallë", shkruajnë mediat greke. 

Në 17 janar, presidenti Erdogan do të vizitojë Shqipërinë me rastin e inaugurimit të shtëpive të ndërtuara nga turqit, për banorët që mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erfogan: 17/01/2022 10:56

    Te mos ishte Turqia dhe sidomos ktyeministrja e asaj periudhe zonja Tansu Ciler Greqia do ta kishte pushtuar ate qe e quan edhe sot Vorio Epir ne vitin e mbrapshte 1997

    Përgjigju
  • Sona: 14/01/2022 08:51

    Fisk tezat qe percjellin edhe mediat tona pellazge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave