TIRANE - Poezia e cila është recituar nga një vajzë para presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ka pasur një kuptim të veçantë.

Ky besohet se është shkaku përse u përlot presidenti dhe zonja e parë e Turqisë teksa vizituan kalanë e Prezës.

Poezia ishte një dua e poetit turk Arif Nihat Asya. Të njëjtën dua e ka recituar edhe Erdogan në 100 vjetorin e fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, por pas kësaj ai u kritikua se ishte duke shfrytëzuar historinë dhe besimin fetar për të patur përfitime personale.

E përkthyer poezia ka kuptimin:

Ej krenaria e botës islame, presidenti ynë , prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan.
“Minaret tona mos i ler pa ezan o Allah
Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë
Ose mos na lër pa zgjojtë e bletëve
Këtu janë pa zë minaret
Vendin që është bërë musliman, mos e lër pa musliman o allah
Këtu trupi është pa dashuri o Allah
Na jep fuqi, mos e ler pa luftëtar sheshin e xhihadit o allah
Vitet që presin heronjtë, mos i ler pa heroj o allahu im
Të dimë të dalim kundër armiqëve
Neve mos na ler pa shpirt o allahu in
Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd, ose mos na ler pa çoban o allahu im
Ti mos na ler neve pa ty, pa ujë e pa ajër o allahu im
Vendin që është pjekur me muslimanë, mos e lër pa muslimanë o allahu im”

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)