Erdogani, që ishte shënjestra e një grushti të dështuar shteti në korrik 2016, ka ndërmarrë një fushatë persekutimesh kundër armiqve të dyshuar në media, në qeveri, nëpër akademi dhe në agjencitë ligjzabtuese, ndërmjet shtyllave të ndryshme të shoqërisë turke. Mbi 60,000 njerëz janë arrestuar dhe 150,000 u dëbuan nga vendet e punës. Shënjestra kryesore e Erdoganit janë mbështetësit e dyshuar të klerikut opozitar Fethullah Gulen, i cili tani jeton në Pensilvani (SHBA). Erdogan pretendon se Guleni, dikur aleati i tij në politikë – ka nxitur grushtin e shtetit, ndaj edhe akuzohet si një “organizatë terroriste”. Guleni e ka mohuar një gjë të tillë.
Turqia kishte dikur një shtyp gjerësisht të pavarur, por Erdogani ka ndeërmarrë një fushatë në shumë fronte: duke mbyllur disa televizione, dhe duke detyruar mjaft media të tjera që të ndryshojnë pronësi, dhe duke përdorur gjyqtarët dhe prokurorët që janë miqësorë ndja tij. Në rastet e fundit, disa reporterë dhe botues u dënuan për atë që kishin thënë në Tëitter. Një avokat që përfaqësonte dy gazetarë, Baris Topuk, kishte thënë gjatë një gjyqi më herët: “Në opinionin tonë, emri i organiztës për të cilën akuzohen të përfaqësuarit duhet të quhet OTT: Organizata Terroriste e Twitteristëve”. Ali Akkus, i cili ishte shefi i lajmeve te Zamani që tashmë është mbyllur, ka thënë në Twitter: “Asnjë diktator nuk muna t’ia mbyllë gojën shtypit”. Përdorimi i fjalës “diktator” iu përmend nga një prokuror në akuzat e ngritura kundër tij. Akkus u dënua me shtatë vite e gjashtë muaj burgim.
Cuma Ulus, shefi i së përditshmes Millet, mori të njëjtin dënim dhe kishte thënë më herët gjatë gjyqit: “Kam 21 vjet që jam gazetar. Jam ngritur kundër terrorizmit dhe dhunës dhe kam mbrojtur lirinë e fjalës gjatë gjithë jetës time”. Në akuzat ndaj tij, prokurorët paraqitën tre postime në Twitter dhe 22 retweets, duke e akuzuar atë se kishte nxitur urrejtje kundër qeverisë.
Përveç kësaj, 17 shkrimtarë, dizajnera dhe drejtues të gazetës Cumhuriyet janë gjithashtu në gjykim. Mësohet se Erdogani ka planifikuar një sulm ndaj transmetimeve në internet dhe gjithashtu edhe ndaj fjalës së lirë online.
Gjyqet teatrale tregojnë se sa është larguar Turqia nga normat Perëndimore të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit. Erdogani po marshon i lumtur përkrah Rusisë, Kinës, Egjiptit, Kubës dhe të tjerave, ku legjitimimi i qeverisjes bazohet te shtrëngimi dhe kontrolli i mendimit. Diktatura e Erdoganit duhet të quhet ashtu siç është. Edhe nëse ai i mbyll veshët, Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera duhet të protestojnë, dhe me zë të lartë.
Redaksia Online
s.k/Shqiptarja.com









