Është e turpshme të shohësh sesi deputetët e PD-së dhe berishistët po kërkojnë ta kontrabandojnë me dhunë Berishën, në një protestë që kërkon ta shohë atë në burg bashkë me Ramën. Është qesharake dhe e mjerueshme të shohësh njerëz që kërkojnë t'i bashkëngjiten me zor një proteste që nuk i do. Është vërtet rast unik që tregon vetëm mjerimin e kësaj partie.
Por është e qartë, ajo e bën këtë sepse është aq e dobët sa nuk mbledh dot në shesh as anëtarët e vet, prandaj i duhet të fshihet pas qytetarëve për të maskuar dështimin e vet. Por nuk është vetëm kjo. Ajo ka një hall edhe më të madh. Në gjendjen që është, ajo tmerrohet nga cilido që lufton kundër qeverisë. Duke qenë një opozitë e shitur dhe e diskredituar, asaj i është jetike të pengojë çdo mundësi për lindjen e një opozite të re. Në kushtet ku ajo gjendet, çdo opozitë e re do ta nxirrte atë jashtë loje dhe do ta linte jashtë tavës së pushtetit dhe koncesioneve që përfiton nga Rama.
Në këtë mënyrë, protesta është armiku i vërtetë i Berishës, sepse ajo është realisht opozita e vërtetë. Për këtë arsye, ai nuk do të gjejë qetësi derisa ta shkatërrojë atë. Deri diku mund të themi se ka arritur ta zbehë, duke e njollosur me praninë e njerëzve të tij, përfshirë këtu edhe me deklaratat e turpshme ku pretendon se është ai organizatori i tyre, por jo deri në fund. Qytetarët e kanë kuptuar deri diku këtë lojë dhe, një pjesë e mirë, arrijnë të ndajnë protestën e vërtetë nga përpëlitjet e tij për mbijetesë.
E pra, sikur të mos mjaftonte makineria represive e Ramës, dhuna dhe agresioni policor i qeverisë, studentëve u duhet të përballen edhe me poshtërsitë e Berishës nga pas shpine. Kjo në fakt tregon se që të dy, si Rama dhe Berisha, janë në gjendje të rëndë dhe vërtet po u vjen fundi. Rasti i Serbisë është një tregues i qartë sesi u vjen ngordhja sistemeve të tilla të kapura dhe sesi revolta popullore hedh në koshin e plehrave si qeveritë, ashtu edhe forcat opozitare të shitura.
-
Nuk ta nxjerrë goja se protestat ePDsë janë zbehur plotësisht por ty si bq nuk ta nxjerr goja.
Përgjigju












Komente
Komento