Qefalia: Puna e SPAK vullnet i mazhorancës! Komisioni Xhafa do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve! Ergys Mërtiri: Negociatat u hapën jo për meritën tonë

Kohët e fundit kanë qenë mjaft të rëndësishme për lidhur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato dorëzoi raportin e progresit 2024.

Ergys Mërtiri theksoi në ‘Studio Live’ se negociatat për Shqipërinë u hapën vetëm pas situatës në Ukrainë dhe Izrael dhe jo prej ndonjë përparimi të vendit tonë në drejtim të BE-së.

'Arsyeja pse negociatat hapen nuk janë për ndonjë meritë të Shqipërisë, nuk kemi plotësuar ndonjë kusht, por është dëshirë e Europës për tu integruar sesa aftësia jonë. Situata me krimin dhe korrupsionin, edhe opozitë nuk kemi, jemi shumë larg një vendi normal. Interes i Europës për zgjerimin. Procesi i zgjerimit ishte i mbyllur, por lufta në Ukrainë solli një tjetër situatë. NATO dhe BE po tentojnë zgjerimin.'

Nga ana tjetër ai nuk sheh dialog mes palëve, megjithëse kanë një marrëveshje të fshehtë sipas Mërtirit, Rama dhe Berisha.

'Nuk shoh gjasa që të ketë dialog. Kam parë një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës. Bashkërisht bën një amnisti për të liruar njerëz nga SPAK. Bën bashkë një kod zgjedhor që i intereson Ramës. Pashë që zogti Berisha ka fituar të drejtën për të vazhduar deputet, edhe pse ligji thotë se po nuk shkove në 6 muaj në parlament hiqet mandati. Berisha mori vulën.'

Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia shprehet se SPAK është produkt i kësaj mazhorance dhe gjithashtu edhe progresi i bërë në sistemin e drejtësisë është pasojë e punës së PS-së.

'Ndajmë mendime të ndryshme. Jemi akuzuar se kemi pasur kompromis me Bashën ose me Berishën. Nuk është se ka kompromis mes PS dhe PD. Duhet të kemi konsideratë se SPAK është produkt i kësaj politike, i votave të deputetëve. Produkt i vullnetit të kësaj mazhorance.

Është bërë një rezolutë e miratuar nga njëra palë, dhe njëra pikë që të mos ndërhyhet në sistemin e drejtësisë. Ky komision bëhet nën observimin e ndërkombëtarëve, nuk bëhet tek zyrat e PS. Nëse mbajmë shpresën tek lufta në Ukrainë dhe Izrael, besojmë se nuk do e pranojnë shtetet e tjera të BE-së.'

Sa i takon komisionit Xhafa, Mërtiri e shikon si përpjekje për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë dhe me këtë është dakord edhe Berisha.

'Edhe tek komisioni Xhafa shoh një përputhshmëri mes asaj që thotë Xhafa dhe asaj që thotë Berisha. Berisha thotë SPAK vegël e Ramës, thotë duhet një komision për SPAK. Berisha do ta shkatërrojë fare, Rama do ta ketë në kontroll. SPAK është institucioni më i pavarur në këtë vend.'

Sipas Qefalias nëse ka ndërhyrje kjo do bëhet nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

'Nëse ka ndërhyrje është në observimin e ndërkombëtarëve por jo se ka marrëveshje të fshehtë me zotin Berisha. Në momentin që drejtësia, SPAK, kryejnë hetimet dhe merret një dënim, ai person nuk ka pse të paragjykohet dhe të përjashtohet nga amnistia. Konsiderohet i dënuar.'

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot