Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi

Ergys Mërtiri: Të sulmosh një gjyqtar si Pëllumbi për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, është poshtërsi

Engert Pëllumbi

Gjyqtari Engert Pëllumbi është një nga njerëzit më serioz, më profesionistë dhe më të ndershëm që ka sot gjyqësori shqiptar dhe ta sulmosh atë, vetëm sepse mori një vendim të drejtë ndaj Sali Berishës, është gjëja më e turpshme që mund të bëjë një opozitë.

Pëllumbi njihet si njeri tepër skrupuloz dhe i drejtë në punën e tij dhe madje mjaft aktiv në përmirësimin e legjislacionit shqiptar. Ai njihet si personi që ka dënuar me gati 3.5 vite burg Saimir Tahirin, ndërsa gjithashtu ka dënuar me gjobë deputeten Ermonela Fealjn që në 2011-n.

Ai njihet gjithashtu si i vetmi gjyqtar që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese tre ligje të cilat i ka konsideruar si antikushtetuese dhe në dëm të qytetarëve.

Ta konsiderosh Pëllumbin një vegël të Ramës është poshtërsi që mund ta bëjë vetëm një politikë qe e ka humbur busullën si kjo e Berishës, e cila në fakt është vetë e zhytur në pazare me Ramën.

Sikur ti kishim të gjithe gjyqtarët si Pëllumbi ky vend do ta kish kaluar me kohë tranzicionin, të cilin e kanë mbajtur pezull pikërisht politikanë si Rama e  Berisha.

E për më tepër të përdorësh një gjuhë kaq të ndyrë, me të gjithë egersinë e vet, për llogari të një politikani kaq të korruptuar e degjeneruar si Berisha, me duart deri në bërryl në të gjithë poshtërsitë që i janë bërë këtij vendi, është vertetë faqja e zezë./ Marrë nga Facebook

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bushi: 04/01/2025 21:22

    O Mertir, ky dhe Lulzim Basha janë njerzit më me integritet e të ndershëm në këtë vënd

    Përgjigju
  • Xyz: 04/01/2025 16:21

    Ky ka qene njeriu me me intergritet ne gjykaten e Vlores.Figure e paster

    Përgjigju
  • Xxxx: 04/01/2025 16:17

    Kur kisha nje gjyq timin ne Vlore kerkoja se mos e njifte njeri kete gjyqtar sepse kisha gjithe te drejten e botes ta fitoja.Te gjithe thonin vetem tek ai nuk futemi dot sepse nuk toleron.Zbaton ligjin nuk njeh as miq as shoke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie

Eduard Zaloshnja/ Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest shtëpie