Në prag të takimit me Udinese-n që luhet të dielën në darkë, Antonio Conte, trajneri i Interit, në konferencën e zakonshme për shtyp ka folur për shumë tema. Conte tha se është shumë i lumtur që tani në skuadër ka Christien Eriksen, ndërsa për objektivin titull deklaroi se do t’ia lë kohës.
Gjendja e skuadrës? “Skuadra është në një gjendje të mirë, jemi të lumtur për kalimin në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë. Ne jemi stërvitur shumë mirë dhe jemi gati."
Merkato? "Tani është mbyllur. Unë e sqarova që në fillim që do të ketë lojtarë që do largohen dhe lojtarë që do afrohen. Ne kemi shitur Politanon dhe kemi marrë Eriksenin. Larguam dy në huazim dhe morëm dy të tjerë në huazim."
Eriksen? "Ishte duke luajtur pak me Totenhemin, por unë e kam parë në një formë shumë të mirë. Ai sot hyn në ditën e katërt në stërvitje me ne dhe është duke e kuptuar stilin tonë të futbollit. Kemi biseduar shumë me të, për ta bërë të kuptojë se çfarë duam prej ti dhe ai e ka kuptuar menjëherë. Jemi të lumtur që e kemi në ekip, ai hyn tek mesfushorët me karakteristika të shkëlqyera. Eriksen ka cilësi të mëdha, vizion loje dhe mund të shënojë gola. Në sulm do të luajë një nga Sançez ose Espozito, për shkak të mungesës së Lautaros."
Titulli? "Koha do ta tregojë nëse ne jemi një ekip të titullin kampion. Jam shumë I lumtur që kam mundësinë të punoj me këta lojtarë."
Rivalët? "Nuk më inteëreson të flas për skuadrat e tjera, pasi siç e ka thënë që në fillim ne duhet të shikojmë vetëm veten tonë. Jam i lumtur për këtro 6 muaj këtu dhe për faktin që njerëzit e vlerësojnë këtë që unë po bëj."
Udineze? "Unë pres një lojë të vështirë. Udineze na krijuar shumë vështirësi në ndeshjen e parë, kjo për shkak se kanë cilësi të mëdha në skuadër, do të kërkojnë rezultat.”