Eriku i famshëm, ndoqi gjyqin nga jashtë

Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani,ka qënë dje i pranishëm në ambjentet e jashtme të gjykatës së Apelit ku priste verdiktin për babain e tij. Eriku, që u bë i famshëm pas publikimit në media të koleksionit të orërave tepër të shtrenjta, është parë i puzëqeshur duke u takuar mes shokësh dhe miq, që kishin ardhur për ta mbështetur për të atin. Rreth katër ditë më parë, Erik Fullani publikoi një foto në internet ku shfaqej në një kishe, duke u lutur për babain e tij, që në ato momente ndodhej në ambientet e burgut 302 në Tiranë. Erik Fullani, njihet si person që bën jetë luksi, kjo si pasojë e detyrës tepër të lartë të babait të tij.  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj