Erion Braçe: 26 maji përsëri, dua ta harroj por kufoma politike nuk më lë! Berisha donte të na vriste, atë e thërret gjaku akoma

Erion Braçe: 26 maji përsëri, dua ta harroj por kufoma politike nuk më lë! Berisha donte të na vriste, atë e thërret gjaku akoma

Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ripostuar në rrjetet sociale foton e dhunimit barbar më 26 maj të vitit 1996, për të kujtuar masakrën zgjedhore të Sali Berishës plot 26 vite më parë. Ai thotë se Berisha kërkonte t’i vriste

“Edhe të dua të harroj, kufoma kriminale nuk më lë! Merret akoma me politike, bën te njëjtën gjë, kërcënon dhe minon çdo përpjekje te përbashkët për normalitet demokratik, siç beri përsëri sot; E dini pse? E thërret gjaku! Ne 26 maj, donte te vriste zgjedhjet dhe i vrau, përgjithnjë; Prova gjenerale ne Libofshe, Greshice, Ngracan një vit me pare, i rezultoi sukses, por bezdia e reagimit e shtyu per me shume; Më 26 maj donte të vriste Partinë Socialiste, për fare. Unë jam për fat gjalle; pistoleta qe goditi disa here fytyrën time, mund edhe te shkrepej me plumbin qe kishte ne goje; Si unë te gjithë koleget socialistë ne selinë e PS ne Berat dhe cilido socialist tjetër anekënd Shqipërisë, i masakruar e hedhur ne rruge, ne oborrin e birucat e komisariateve, deri ne shatërvan! Ishim socialist, komunistë për të dhe nuk duhet të ekzistonim.

Minimi i demokracisë nisi aty; fill pas tij nisi mashtrimi i madh piramidal dhe grabitja më e madhe në historinë e Shqipërisë! U grabit çdo shqiptar deri në qindarkën e fundit. Dëgjoni, ka një aksiome sipas te cilës “krim pa ndëshkim nun ka”; Por ky vend, me padrejtësinë historike, ka krime si këto PA NDESHKUAR! Deri ditën qe do jete kështu, Kujtesa nuk do të humbë për të risjellë krimin e kriminelin”, shkruan deputeti socialist.

Më 26 maj 1996 ndodhi  vjedhje masive e votës, dhunë me përgjakje ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e atëhershme e Sali Berishës.

Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor. Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.

Erion Braçe pas dhunës së 26 majit 1996

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avduli: 26/05/2022 19:14

    Me kete foto I shtyve nja 25 vjet ne politike zotrote!

    Përgjigju
    • Ca bohet: 26/05/2022 19:45

      I ka shty dhe do i shty, perderisa esht dhe emri me i panjellosur ne politik.

  • Gjergj: 26/05/2022 18:18

    Zotèria viktimè, èshtè nè garè me Saliun se kush èshtè mè i degjeneruar nè sytè e shqiptarève? Saliu, ka vrarè e prerè. Me kètè, le tè merret drejtèsia, po qe se ndonjèherè do kemi vèrtetè njè tè tillè. Po ky koqe kanari çfarè do? Zv/kryeministèr ishte, i pati tè gjitha mundèsitè tu jepte pèrgjigje pyetjeve qè paska sot. Neveri pèr llapaqenèt.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja