Erion Braçe: Godina ku po zihen 'PD'-të është e vjedhur në vitin 2013! Nesër do kacafyten por s’do ta gëzojnë selinë blu
Deputeti i PS, Erion Braçe
Deputeti i PS, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.
Deputeti i PS shkruan se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha i cili asokohe ishte kryetar bashkie, i grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një pronë, që sot e quajnë ‘shtëpia e të gjithë demokratëve’.
“Pasi bënë vendimet dhe morën godinën, u kthyhen pas të merrnin miratimin e komandantit të Ushtrisë, duke e bërë grabitjen më të dukshme. Për këtë pronë të grabitur po kacafyten dhe nesër do të përleshen me njëri-tjetrin. Fati është i përcaktuar prej 2013-ës. Gjëja e vjedhur nuk gëzohet.”-shkruan Braçe.
Postimi i deputetit të PS, Erion Braçe
Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.6%
-
Gafë
51.6%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5128
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Majko paralajmëron përballje të fortë elektorale me kreun e PD, ish-kryeministri: Arsyet përse Berisha më sulmon
9 Janar, 20:51
-
Mero Baze: Përpjekjet e Berishës për të vënë 'në provë' Belind Këlliçin dhe të tjerët
9 Janar, 19:51
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Carlo Bollino: Berisha si "kafshë politike" e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve
9 Janar, 16:33
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Alban Daci: Qëndrimi im politik sot ndaj PD!
9 Janar, 16:14
Respekte per Ju ,zoti Brace.I thoni gjerat cope,pa paragjykime.Por e keqja eshte se nuk te degjon njeri.Zeri yt mbetet vetem ze opozitar brenda grupit te partise tuaj,ne mungese te opozites.Per ceshtjen e nderteses se SHQUP .Eshte serioze.Eshte shperdorim i mirefillte i postit zyrtar ne proceduren e ndjekur.Eshte konflikt i paster interesi,ndertesa i eshte dhene "vehtes",pra funksionaret zyrtare te PD ,perfshi dhe ish presidentin Nishanlliu,ia kaluar pronesie partise se tyre,pra vetvehte.Ajo ndertesa duhet te kthehet ne destinacion pra ne pronesi te Ministria e se mbrojtjes,ku te kene akses edhe organizata e ish ushtarakeve ne rezerve dhe pension.Por duhet te hetohet nga prokuroria per ato faje qe theksoj me siper
PërgjigjuSe ktu liria mendimit ësht me kusht.Braçja e di mirë që aty ësht bo plani me kohë për KULLA dhe sja ka hallin pronës së ushtrrisë por pronës së OLIGARKISË. Nëse Braçes i qa shpirti për pronën tja kthej pronarve si godinën e SHQUPI ashtu edhe tokat që Baç MUJAJ i Gener2 po zapto në gjith TIRONËN
PërgjigjuStrumbullari i gjithe konfliktit eshte kush do ta trashegoje territorit e Shqupit, ku mund te ngrihen disa kulla, plus seli e re e PD. Projetki xhamise ka qene me disa kulla ngjitur apo jo.
PërgjigjuJu socjalistet flini shpejt gjume
Përgjigju