TIRANË- Pas kritikave të vazhdueshme për rritjen e çmimeve, deputeti i PS-së, Erion Braçe ka vendosur të pyesë drejtpërdrejtë qeverinë për situatën e krijuar. Në të paktat raste në historinë e parlamentit shqiptar, Braçe një deputet i partisë që është në pushtet ka kërkuar një interpelancë me qeverinë e pikërisht për rritjen e çmimeve, që për të raporti midis çmimit të produkteve bujqësore sot dhe produktit të fermerit është i padrejtë dhe i pabalancuar.
Në një kohë kur Partia Demokratike është në një sherr të brendshëm se kush do të marrë drejtimin e partisë, Braçe ka zgjedhur që të bëjë opozitarin në Kuvend.
"Për bujqit! Për punën! Për çmimet! Interpelanca në kuvend me qeverinë! Çmimet e ushqimeve/ perimeve frutave të freskëta janë rritur, por jo fermeri. Ndërkohë, çmimet e lëndëve të para në bujqësi janë trefishuar! Kostot e bujku janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij jo! Raportimi mes çmimit të inputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë. 1 kg ure kushton 110 lekë, por 1 kg grurë kushton 30 lekë; 1 kg dap kushton 110 lekë, por 1 kg misër kushton deri 38 lekë; 1 kg nitrat kushton 90 lekë, por 1 kg domate (më e mira) kushton 50 lekë! Çmimet e drejta të lëndëve të para, por edhe produkteve të bujkut, janë detyrë e qeverisë", shkruan Braçe.
Report Tv një ditë më parë trajtoi këtë problematikë, ku për gazetaren Eliza Gjediku tregtarët thanë se shitjet janë në minimum, ndërsa nga ana tjetër qytetarët pohuan se çmimet janë të papërballueshme. Në tregjet në vend çmimet e produkteve bazë luhaten në të njëjtat ujëra me ato të dhjetorit, ku qepa tregtohet me 60-70 lekë/kg, patatet 70-80 lekë/kg, specat deri në 120 lekë/kg, brokoli 100-120 lekë/kg apo sallata jeshile 180 lekë/kg.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
42.8%
-
Negative
46%
-
I dyzuar
11.2%
Vota total: 2182
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Miratohet shtyrja e afatit për aplikimin për statusin 'investitor strategjik' deri në fund të vitit 2026
27 Janar, 15:58
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Erion Braçe denoncon: Çmimet i rriti karteli i sigurimeve të makinave dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
17 Janar, 12:11
-
Anijet me 600 tonë karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lumë
16 Janar, 15:31
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
Bravo,shumë e vertetë !
Përgjigju