Erisa Xhixho ka zbuluar disa ‘të fshehta’ mbi marrëdhënien e saj me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Xhixho tha se është prej 15 vitesh mikeshë me Kryemadhin. Ajo tregon për miqësinë e vjetër me Kryemadhin, me të cilët shprehet se bën dhe thashetheme për brenda apo dhe jashtë partisë.  

“Unë dhe Monika kemi 15 vite mikesha. Ndodh që bëjmë thashetheme për Brenda dhe jashtë partisë”, ka treguar me shaka Erisa.

Aktualisht ajo është konkurrente në programin “C’est la vie”, ku mbështetet nga këngëtari, Erik Lloshi.

d.c./shqiptarja.com