Erjon Braçe është shprehur kategorikisht kundër dekorimit të Sali Berishës nga ana e Presidentit Bujar Nishani me "Flamurin Kombëtar". Në fjalën e tij, Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës ka dënuar veprimin e Nishanit, ndërsa listoi të gjitha 'krimet e përbindshme që ish-kryeministri ka bërë ndër vite kundër Shqipërisë e shqiptarëve'. 

"E PASHEMBULLT!! BUJAR NISHANI DEKORON ME DEKORATEN E "FLAMURIT KOMBETAR" SALI BERISHEN!! E bën këtë kur; Shkëlqejnë me mungesën e tyre në ceremoni, ambasadorja e Bashkimit Evropian zonja Vlahutin dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes zoti Lu; E ben kete duke e shquar Sali Berishen; nje here si perfaqesues i intelektualeve shqiptare te kohes, njesoj sic e perzgjodhi Ramiz Alia dhe ky eshte roli i jetes se tij; nje here tjeter si nje njeri ku ai, Nishani shquan "dashurine per Shqiperine", gje qe nuk e ka deshmuar kurre. Sali Berisha ka mbi kurriz krime te perbindshme kunder Shqiperise e shqiptareve. Ju kujtoj; Shkaterrimet barbare te pasurive publike ne vitet 1991-1993, Shkaterrimin e institucionit te votes se lire ne vitet 1994-1996, Shkaterrimin e imazhit te Shqiperise dhe tradhetine ndaj shqiptareve ne rajon, fqinjeve te pafaj gjithashtu, kur udhehoqi furnizimin me nafte te makines kriminale serbe te luftes, ne sherbim te drejtperdrejte te nje vrasesi barbar si Slobodan Milloshevic, ne vitet 1994-1996, Tradhetine ndaj cdo levizje te shqiptareve te Kosoves kunder barbarise serbe ne Kosove, duke perndjekur, arrestuar, burgosur e ne fund torturuar e vrare, veprimtare shqiptare ne betejen per liri; Shkaterrimin deri ne falimentim te ekonomise kombetare permes ngritjes se skemave piramidale ne vitet 1995-1997; Shkaterrimin e pashembullt te Shqiperise duke vene ne rrezik te qarte shtetin shqiptar, sovranitetin e tij; Institucionalizimin per here te pare te dhunes per marrjen e pushtetit permes nje grushti shteti, sic ne shtator 1998-te; Rikthimi i tij nuk shenoj asgje te re e te ndryshme nga gjithe sa me siper, kur; Privatizoi duke deshtuar ne menyre shembullore me asetet me me vlere te ekonomise kombatare sic OSSH, Armo, Albpetrol, zonat naftembajtese, zonat krombajtese, zonar bakermbajtese, kater hidrocentrale, rafineri ne konservim etj; Vrau per te vjedhur permes nje biznesi kriminal te ndertuar me vendimet, firmen e vulen e tij sic ne Gerdec; Vrau ne menyre demonstrative, te qellimte e te vendosur mu ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit 4 qytetare te zakonshem qe po protestonin kunder tij; Tradhetoi edhe nje here sic perhere kur udhehoqi, negocioi, miratoi, firmosi e vulosi nje marreveshje sipas se ciles Shqiperise i hiqeshin mbi 300 kilometra katror nga teresia e saj territoriale; O zot sa e gjate eshte lista!! A mund te dekorohet si "Flamur Kombetar" ky njeri?! Per mua kurre! Dy javet e fundit, Sali Berisha dhe ceta e tij po flas per disa dekorime qe nuk jane te tilla e per te cilat shume mire po na sjell ne vemendje e njerez me nje barre detyrimesh mbi kurriz edhe me kaq nuk mund te nderohen; Permendin rastin e nje hetuesi qe ka perndjekur At Zef Pellumbin; Po pyes; Po pergjegjesin direkt te nje strukture te gjykuar e vene nen akuze nga Gjykata me e larte e Shqiperise per rembimin, torturimin, vrasjen e Remzi Hoxhes, a duhet te dekorohet? Per mua jo!! Ne fund, me duket teresisht qesharake qe Sali Berisha emeron Bujar Nishanin President dhe Bujar Nishani si President dekoron Sali Berishen e tij!!" u shpreh Braçe. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)