Ermal Hoxha surprizon Rezartën
nga burgu, përlotet këngëtarja

Ermal Hoxha surprizon Rezartën<br />nga burgu, përlotet këngëtarja
Rezarta Shkurta është surprizuar nga bashkëshorti i saj ditën e 29-vjetorit të lindjes. Ermal Hoxha, që momentalisht po kryen dënimin me burg lidhur me përfshirjen e tij në laboratorin e drogës që ndodhej në fshatin Xibrakë të Elbasanit, edhe pse larg, nuk harroi të befasojë nënën e vajzës së tij, duke i dhuruar lule, dhurata dhe një letër dashurie.  

"E dashur e shtrenjta Rezushi ime,

Uroj që vitin tjetër 30-vjetorin ta kalojmë sëbashku, diku larg ne të dy... Sot në pamundësi për të të përqafuar e për të të patur pranë po të shkruaj një letër të dalë nga shpirti. Je gjëja më e shtrenjtë që kam dhe të dua shumë, je jeta ime e mungesa jote rëndohet dita-ditës. Uroj që 100 vite t'i kalojmë sëbashku të lumtur e të gëzuar pranë gocës sonë të mrekullueshme, je nëna më e mirë në botë dhe jam krenar për gjithçka ke bërë

Të dua shumë, Ermali..."


Këngëtarja e postoi këtë letër në Instagram, e lumtur dhe e përlotur, duke shpresuar se një ditë 'kjo ëndërr e keqe do të marrë fund'. 

"Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali dhe një diamant të vogël me emrin Hera❤️ . E çfarë kërkon më shumë një femër Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë dhe asgjë s'do marim me vete. Por unë pata dhe kam fatin më të madhë në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vertetë. Me princin e ëndrrave të mia", shkroi Rezarta, ndërsa nuk harroi të falënderojë dhe Zotin në fund të dedikimit.

Të dy duken të dashuruar dhe të përmalluar, prandaj i falen edhe gabimet e vogla drejtshkrimore. 


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki