Sopranoja e suksesshme do të performojë në një koncert që do të mbahet për bamirësi.
Ky koncert do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në kryeqytet gjatë këtij muaji me moton, “Nuk ka rëndësi se sa ndihmojmë, por sa dashuri dhurojmë tek sa dhurojmë”.
Qëllimi i këtij koncerti është që fondet e mbledhura nga biletat të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.
Në skenë me të do të jenë edhe maestro Richard Baker dhe Gëzim Myshketa.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)