Ernest Koliqi ‘kthehet’ në shtëpi! Librat e tij i dhurohen bibliotekës së Shkodrës! Ndreca: Së shpejti botohet një roman i panjohur

Ernest Koliqi “kthehet” në shtëpi’! Kështu mund të përkufizohet ngjarja e sotme kulturore në Shkodër, ku 500 tituj librash nga biblioteka personale e tij janë vendosur në bibliotekën publike të qytetit. Për studiuesin Ardian Ndreca, njeherësh drejtues i organizatës “Shejzat”, vendosja e 500 titujve dhe mbi 300 botimeve janë një pasuri e jashtëzakonshme që i vjen Shkodrës.

“Ernes Koliqi i përket lexuesve shqiptarë por dhe qytetit të tij. Biblioteka e Koliqit sot është kthyer në Shkodër. Në këtë fond nuk ka dorëshkrime por libra. Dorëshkrimet janë në arkiva dhe shumë shpejt do të botohet një roman i panjohur i Koliqit, shkruar në italisht”, tha studiuesi Ardian Ndreca.

 

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë në 1975-ën. Shkrimtar, studiues, publicist, Ernest Koliqi ishte njëri prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit XX. Botoi disa revista, ndërmjet të cilave "Shkëndija" - në Shqipëri dhe "Shęjzat" në Romë. Majat e krijimit i arriti në prozën e mesme, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, " Tregtar flamujsh" dhe "Hija Maleve".

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë