Ernest Muçi është duke kaluar një formë fantastike te Legia e Varshavës. Sulmuesi i Kombëtares ka pasur disa oferta në verë, teksa Celta Vigo nga La Liga spanjolle u interesua për të, duke ofruar deri në katër milionë euro. Tanimë Panorama Sport bën me dije se është klubi i Monacos në Francë ai që dëshiron sulmuesin, duke ofruar deri në 15 milionë euro për kartonin e tij.
Nëse ky kalim ndodh, nga kjo situatë do përfitonte edhe Tirana, me bardheblutë që kanë mbajtur 10 përqind të kartonit të lojtarit. 1.5 milionë euro do shkonin te Tirana nëse ky kalim ndodh në janar ose verën që vjen, me Muçin që do bëhej shitja më e shtrenjtë nga kampionati polak drejt një tjetër vendi.
22-vjeçari ka kontratë me Legian deri në verën e 2025, ndërsa vlera e tij në treg është për momentin 2.5 milionë euro. I blerë nga Legia në 23 shkurtin e 2021, Tirana përfitoi asokohe 500 mijë euro nga sulmuesi. Tanimë duket se Muçi me shtatë golat e shënuar këtë fillim sezoni ka bërë për vete klubin e Principatës që luan në Ligue I, duke dashur të bëjnë të vetin sulmuesin për një shifër rekord.
Po sipas shtypit të shkruar, në lojë është futur edhe Jorge Mendes, ish-agjenti i Cristiano Ronaldos. Pritet që dimri të jetë "i nxehtë" për të ardhmen e Muçit, që do jetë pjesë e Kombëtares për ndeshjen e 12 tetorit kundër Çekisë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho 'motivon' Cristian Shpendin, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e nëntë në Itali
23 Nëntor, 21:39
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shekullor, i gjithë stadiumi i Granadas duartroket sulmuesin e Kombëtares
23 Nëntor, 17:56
-
Napoli parakalon Juventusin, në Itali e bëjnë të sigurt: Ardian Ismajli ka akord me të kaltrit
22 Nëntor, 15:39
-
Kristjan Asllani pret edhe një shans nga Interi, më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë
22 Nëntor, 13:30
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
Armando Broja lë pas dëmtimin, Everton 'i ndryshon' skuadër
22 Nëntor, 10:20
-
Ardian Ismajli magjeps Conten, Napoli 'sparkatë' Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares
21 Nëntor, 08:56
-
Asllani i dërgon 'sms' Inzaghit: Gati të zëvendësoj Calhanoglu, jam 22 vjeç dhe ndihem i rritur
20 Nëntor, 21:31
-
Cristian Shpendi ‘në modë’, 7 klube të Serie A pas sulmuesit të Kombëtares! Mes tyre Napoli e Atalanta
14 Nëntor, 14:54
-
Dëmtimi i Rey Manaj, reagon Sivasspor: Shqipëria e dinte gjendjen, duhen 4-6 javë rikuperim
14 Nëntor, 12:44
-
Liga e Kombeve/ Ernest Muçi dëmtohet dhe 'lë stërvitjen', Kombëtarja zhvillon seancën e radhës
14 Nëntor, 08:27
-
VIDEO/ Armando Broja kthehet në aksion, shënon golat e parë me Everton
13 Nëntor, 08:41
E jo dhe gjigande te Evropes Monaco. Vdesim ne shqiptaret per pak hiperbole, ngado qe vjen. Ka shume is vite qe as ne kampionatin francez nuk eshte e tille. Qe eshte me e madhe se Legia-po. Qe eshte me e pasur-po. Sido qe re jete, urime dhe lart e me lart per Ernest djalin !!!
Përgjigju