Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'

Ervin Salianji do vuajë 1 vit burg! Gjykata e Lartë refuzon pezullimin e dënimit për ish-deputetin e PD, i dënuar për kallëzim të rremë në dosjen 'Babale'

Ervin Salianji

Tirane- Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullimin e dënimit me burg. Tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, refuzuan lirimin e Salianjit, i cili do vazhdojë të qëndrojë në burgun e Fierit, ku ka për të vuajtur dënimin me 1 vit burg, dhënë nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjthshëm.

Tashmë pritet që në Gjykatën e Lartë mbrojtja e deputetit të bëjë rekurs, ndaj vendimit të 26 shtatorit, të cilin e kanë konsideruar si politik.

Mbrojtja e Salianjit kishte depozituar disa argumenta, mbi të cilat kërkonte pezullimin e dënimit të datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë që u la në fuqi më 26 shtator të këtij viti nga Apeli.

Sipas mbrojtjes, ekzekutimi i dënimit është bërë në mungesë të arsyetimit të vendimit– Shkelje e Nenit 142/1 të Kushtetutës së Shqipërisë. Më tej avokatët e deputetit thonë se drejtësia po ndikon me vendimarrjet e saj edhe në të ardhmen politile të Salianjit, në një kohë kur ai drejton fushatën elektorale në zonën e Elbasanit për Partinë Demokratike.

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për pezullimin e dënimit me 1 vit burg, Salianji reagon nga burgu: Iu nënshtrua urdhrit arbitrar që vjen nga skutat e krimit, i vendosur për betejë

1727465412_ervinsalianji.jpeg

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën për dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. 

“Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.  Po, jam njeriu më i lirë,  më i lirë se ca shërbëtorë,  them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision. E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më  keq çdo ditë.

Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtësia, e varfërinë nga pamundësia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime shërbëtoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejnë shpinën në përkulje ndaj  pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por  kriminal. Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhrit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit. Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit,  veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me këmbë nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë! E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojnë trafikun e drogës, e mbrojnë  me gjyqësorin e kontrolluar.

E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge. Trafikanti vëlla apo xhaxha,  nuk bëhet hero! E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit! Përzemërsisht Ervin Salianji”, shkruan ish-deputeti Ervin Salianji.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 15/10/2024 20:20

    Thuaj faleminderit gjykatave qe te denuan aq, se ta bente nje qytetar i thjeshte ate gje, pa 3 vjet nuk dilte nga burgu.

    Përgjigju
  • Tedi: 15/10/2024 19:47

    Megjithese nuk ja vlen te merresh me njerez te peshtire qe ben karrier vetem duke perdorur mashtrime dhe intriga them se cfar do besh do gjesh dhe atje ku po hyn nuk ka nevoje per dy gishtat lart por e din vet ti. Te ka ne oatrinazh Baci ne Fier

    Përgjigju
  • Faik: 15/10/2024 19:39

    Sali-anji i ZI STÉRR si SHEJTANI dhe si KATRRANI donte ti bènte GROPÉN Fatmir Xhafés , por ra vet né GROPÉ me MUT dhe NUK doli dot mè !!!!!

    Përgjigju
  • Jim: 15/10/2024 19:20

    Nuk ka lene njeri pa share fyer ose ofenduar! Tani i ka rene tek vetja ! Grida do gjeje ndonje tjeter per te punuar token e vet po ti si do besh o I shkrete !

    Përgjigju
  • FATMIR ÇIME ÇAFAI: 15/10/2024 18:43

    O Salinjan po ça bone mor buracak qē le Grida Sumēn vetēm po pse mor kopili Shegēs pse.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, mes viktima është një fëmijë 9 vjeç! 41 nga 205 të plagosurit janë në gjendje të rëndë