SHKODËR- Me sallën e mbushur plot me demokratë, Ervin Salianji iu përgjigj që në nisje të fjalimit të tij akuzave se takimin në Shkodër ia ka organizuar kryebashkiaku socialist Benet Beci. Salianji i konsideroi mesazhe të orkestruara kundër tij me qëllimin e vetëm: që salla mos te mbushet plot me demokratë. Ndërsa akuzave se takimin ia organizoi Beci, Salianji iu përgjigj duke i kujtuar Sali Berishës se Beci ka qenë drejtor i emëruar nga ai në disa prej institucioneve më të rëndësishme.
“Ky mesazh vjen në emër të PD dhe që bën thirrje që takimet organizohen nga Benet Beci në rastin e Shkodrës nga një numër që paguhet nga PD, edhe nga ju dhe ne. SMS e fundit më 19 mars. Nuk iu kanë uruar as për Krishtlindje, as Bajram, as për ndonjë SMS kundër qeverisë por ju bëjnë thirrje që të mos takohemi me njëri-tjetrin. Që duan dhe i janë qepur kolltukëve dhe karrigeve për t’i mbajtur me forcë. Siç po e shihni s’po ia dalin dhe nuk do t’ia dalin dot. Benet Beci nuk ka qenë drejtor i emëruar prej meje, por ish-drejtor i emëruar prej PD dhe i mbajtur me pekule e gjak në institucionet më të rëndësishme. Këtë jemi duke thënë në çdo cep, anë e qytet që gabimet që ka bërë PD kanë bërë që PD të jetë në këtë gjendje që është për shkak të emërimeve të padrejta, mospromovimit, dhe emërimeve nepotike dhe lidhjeve familjare, si është Beci, që nga drejtor i PD sot është kryebashkiak i PS dhe pak guxojnë që ta përmendin”, tha Salianji.
Sali Berishës dhe Flamur Nokës ua bëri të qartë se nuk ka në plan të tërhiqet nga rruga që ka nisur pavarësisht presionit që po i ushtrojnë. Ndonëse preferoi të mos i përmendë me emër, Salianji tha se presionin nuk e njeh, e sidomos nga njerëz që përballë “regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”.
“Rrogëtarët e PD s’duan t’i shohin sallat plot, që mbushen jo vetëm prej meje, por prej pakënaqësisë që meritën që i takon dhe rregullat e lojës merren dhe hidhen në kosh të plehrave. Mendojnë se na bëjnë presion duke u thënë një mijë çudira, presionin nuk e njoh, as njerëz më të rëndësishëm se këta, s’më ka bërë presion as Rama duke u përballur në burg ku vendosi regjimi dhe shumë njerëz që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”, tha Salianji.
Edhe njëherë u kujtoi se nga partia nuk e përjashtojnë dot, duke thënë se nuk është pronë e tyre.
“PD ka një statut dhe nuk ka asnjë shans që të përjashtohet dot askush nga PD. Për shkak se zyrtarëve të PD, rrogëtarë dhe përfituesve nuk iu vjen mirë që funksionin që kanë ta mbajnë me punë por duan ta mbajnë me marifete dhe qyl shpikin terma që nuk ekzistojnë. Nuk ka vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, vetëpërballje do t’ia dalim deri në fund që të ndryshojmë PD. Politika është shërbim nuk është pronë. Se anëtarësia e PD dhe qytetarët nuk janë pronë, por aksionerë”, theksoi Salianji.
Ish-deputeti tha se reformimi i PD vjen vetëm me garë reale dhe duke kthyer meritokracinë.
“Reformimi i PD nuk është zgjedhje por domosdoshmëri për të qenë alternativë fituese, kjo bëhet me garë reale, duke kthyer meritokracinë në çdo funksion. Duhet të marrë fund pazaret dhe emërimet”, vijoi Salianji.
Para se Salianji të ndalej në Shkodër, PD u kërkoi demokratëve përmes një mesazhi që të distancohen duke thënë se takimi i tij është për interesa personale, për të cilin është ndihmuar nga kryebabashkiaku i kryeqendrës së veriut, Benet Beci. Ndërkohë vetë kreu i PD-së vijoi turin e foltoreve të tij në Korçë në të njëjtin orar me takimin e Salianjit në Shkodër.
Sali Berisha dhe Ervin Salianji zhvilluan dy takime të ndryshme me demokratët. Berisha mblodhi militantët e tij në qytetin e Korçës, ndërsa rebeli i ri brenda radhëve të PD demokratët e pakënaqur kësaj radhe i takoi në Shkodër.
Ndonëse takimet ishin në distancë, Berisha dhe Salianji u “përballën” online, pasi ora e takimeve ishte e njëjtë, në 18:00. Por, përballja online duket se nuk është aq e favorshme për kreun e PD.
Ai nuk kishte as 300 shikime në live në Facebook, përballë 1.1 mijë shikimeve të Salianjit, i cili po fliste në të një njëjtin moment që edhe Berisha po mbante fjalimin. Trend ky i njëjtë shikueshmërie gjatë gjithë takimit, me mbi 1 mijë shikime, gati 4-fish me shumë se kryedemokrati.
_001.jpg)
Foto nga shikueshmëria e Ervin Salianjit
_001.jpg)
Foto nga shikueshmëria e Sali Berishës
Gjatë takimit me demokratët në Shkodër, një qytetar që jeton prej 30 vitesh në SHBA u shpreh se kishte shkuar në këtë takim vetëm sepse ishte i organizuar nga ish-deputetin Ervin Salianji.
Ai tha se nuk ka shkuar në takimet që ka zhvilluar Sali Berisha në këtë qytet me demokratët.
'Unë kam 30 vite në SHBA skam ardhur as si partiak por kur pashë këtë rini këtu, as tek Rama dhe as tek Berisha nuk hyna, kur mora vesh që ishe ti erdha. Unë kam pritur Berishën, Ramën dhe Bashën, dhe kam lobuar edhe për cështjen shqiptare në SHBA. Nuk po them që të lëvdohem po më ka vlerësuar edhe kongresi amerikan. Meritat i meritoni ju që jeni këtu. I kërkojë rinisë shqiptare që të bëhet bashkë me ty për të ndryshuar Shqipërinë’, tha demokrati në takimin e Salianjit.
Nga Shkodra ku zhvilloi foltoren e radhës me demokratët, Ervin Salianji iu përgjigj sulmeve që ka marrë në mënyrë të vazhdueshme nga lidershipi i PD se mbështetet nga Suel Cela. Salianji tha se rrogtarët e PD nuk duan ti shohin sallat plot dhe po ushtrojnë presion. Sipas Salinajit, disa njerëz në PD sillen si lepurusha e ndërkohë përballë demokratëve sillen si tigra.
“Rrogëtarët e PD s’duan t’i shohin sallat plot ,që mbushen jo vetëm prej meje, por prej pakënaqësisë që meritën që i takon dhe rregullat e lojës merren dhe hidhen në kosh të plehrave. Mendojnë se na bëjnë presion duke u thënë një mijë çudira, presionin nuk e njoh, as njerëz më të rëndësishëm se këta, s’më ka bërë presion as Rama duke u përballur në burg ku vendosi regjimi dhe shumë njerëz që përballë regjimit sillen si lepurusha dhe përballë demokratëve si tigra”, tha Salianji.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saliannji tha se PD nuk mund të sjellë ndryshim me figura të konsumuar dhe të vjetra.
Ish-deputeti deklaroi se nuk e përjashton dot askush nga PD, pasi PD nuk është pronë e Sali Berishës dhe as e Flamur Nokës.
'Drejtësia vonon, por nuk harron. SPAK ka treguar se drejtësia mund të prekë majat më të larta të pushtetit, dhe po dëshmon me fakte pavarësinë e tij në disa nivele. SPAK duhet mbështetur dhe duhet thënë e vërteta: ashtu si është SPAK, është një strukturë e posaçme kundër korrupsionit dhe nuk mund të zbehet nga presionet politike.
SPAK nuk jep dorëheqje dhe nuk merr dot përgjegjësi politike; detyrimi për të bërë qeverinë të largohet nuk është i opozitës, por i të gjithëve. Rama mban fijet e shtetit të lidhura me grupet kriminale dhe është përgjegjës për zyrat që ka zgjeruar dhe për koordinatorët që ka zgjedhur.
Administrata e Trump ka kaluar një akt në Kongres, i cili së shpejti do të ndikojë në funksionimin më demokratik të zyrave të larta të çdo vendi. Gjithçka dhe të gjitha institucionet duket se nënshtrohen vullnetit të një individi.
Sot duhet të jemi të sinqertë me veten. Shqipëria nuk ndryshon nëse Partia Demokratike nuk ndryshon për të rrëzuar Edi Ramën. Politika nuk ndryshon më me figura të konsumuar dhe të vjetra. Nuk ka vetpërjashtim ka përballje dhe ne do t’ja dalim që ta ndryshojmë PD. Përfaqësojmë një zë ndryshe. Partia nuk është pronë e tyre', tha ai.
As ditët e fundit të vitit nuk i kanë ulur gjakrat mes demokratëve. Ervin Salianji, rebeli i ri brenda Partisë ndali këtë të shtunë turin e tij të takimeve me demokratët për rizgjimin e partisë në Shkodër.
Por PD, që së fundmi e sheh Salianjin si armik të brendshëm, u kërkon demokratëve të distancohen duke thënë se takimi i tij është për interesa personale, për të cilin është ndihmuar nga kryebabashkiku i kryeqendrës së Veriut, Benet Beci. Në telefonat e demokratëve, pak orë para takimit të Salianjit, mbërriti ky mesazh:
“Sot, duke spekuluar në emër të PD-së, po tentohet të organizohet një takim me një axhendë tërësisht private, pa asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky takim organizohet nga Benet Beci dhe falanga e tij dhe, për më keq, me mbështetjen edhe të elementëve kriminalë. Dega e PD Shkodër ju bën thirrje ju, si anëtar i degës, të distancoheni, pasi ky takim i shkon për shtat axhendës së Edi Ramës”, thuhet në mesazhin e dërguar demokratëve.
Edhe për takimin e organizuar më herët në Elbasan, Sali Berisha dhe Flamur Noka akuzuan Salianjin se është ndihmuar nga eksponenti në kërkim i krimit Suel Çela, akuzë për të cilën ish-deputeti u kundërpërgjigj duke thënë se është vetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së që është akuzuar më herët për lidhje me të.
Ndërkohë vetë kreu i PD-së vijoi turin e foltoreve të tij në Korçë në të njëjtin orar me takimin e Salianjit në Shkodër. Kjo ndalesë e Sali Berishës vjen vetëm një ditë, pasi ish-deputeti i tij në këtë qark Edmond Spaho kritikoi ashpër lidershipin blu duke thënë se është përgjegjës për gjendjen e partisë ndërsa të besuarin e Berishës, Flamur Nokën, e quajti servil dhe të pabesë.

Mesazhi që i është dërguar demokratëve të Shkodrës
Komente













Që në PD e cila ka mbaruar duhet ndryshim është tepër e domosdoshme sepse është idjotizëm të shkosh pas Sali non gratës por pyetja është përse ti besosh një mashtrusi si ky Salnjani që bëri burg për mashtrime të ndyra.
Përgjigju