Erzeni 'mbyt' Tiranën, nis me befasi java e 14 e Superligës! Të martën tre sfida

Java e 14 e Superligës ka nisur me një befasi të madhe të shkaktuar nga Erzeni, që në Arena Egnatia mposhti 1-0 Tiranën. Bardheblutë vinin pas një fitoreje me shumë peripeci kundër Kukësit, ndërsa përballë shijakasve u thyen nga Mihana, i cili realizoi në pjesën e parë. Kjo disfatë tregon për ulje-ngritjet e shumta në kampin bardheblu ku situata është larg asaj që duhet në prag të derbit me Partizanin.

Ndërkohë të martën Suprliga vijon me Kukësi-Skënderbeu, që do luhet në Arenën e Demave në Tiranë, për shkak të kushteve atmosferike, pasi ‘Kukës Arena’ është mbuluar nga dëbora dhe ngrica. Verilindorët vijnë pas humbjes me Tiranën, ndërsa korçarët pas fitores me Teutën.

Po të martën në orën 13:30 Laçi pret Egnatian, ndërsa në orën 16:00 në Durrës përballen Teuta dhe Vllaznia, dy skuadra të etura për pikë për të lënë pas krizën.

Sakaq në Kategorinë e Parë, humbja kundër Bylisit i ka kushtuar rëndë trajnerit të Flamurtarit. Klubi vlonjat njoftoi se ka largua trajnerin, pasi nuk gjendet komod në renditje në një kohë kur objektiv ka rithimin në Superligë. 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje