Erzeni ka gjetur akordin dhe është pranë prezantimit të Aristoteles Romeros. Mesfushori venezuelian nuk është i panjohur në Shqipëri, teksa ka qenë pjesë e Partizanit në dy periudha.
27-vjeçari njihet për aktivizimin e tij me Crotonen në Itali, teksa ka luajtur me Carabobo, Deportivo Lara dhe Mineros në vendlindje. Së fundmi mesfushori ka qenë pjesë e Partizanit, teksa u ndal nga një dëmtim në gju.
Ende nuk dihet nëse futbollisti është në gjendje për të zbritur në fushë, por fakt është se Erzeni po përforcohet në repartin e mesit të fushës, me shijakasit që kanë befasuar këtë sezon dhe janë për momentin në Europë.