ESA dhe NASA bashkojnë forcat për të devijuar një asteroid, potencialisht i rrezikshëm për Tokën

ESA dhe NASA bashkojnë forcat për të devijuar një asteroid, potencialisht i rrezikshëm për Tokën

Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe NASA bashkojnë forcat për mbrojtjen planetare, falë kontratës prej 129.4 milion euro për bashkëpunim me misionin Hera të planifikuar për në vitin 2024, qëllimi i së cilës është të verifikojë mundësinë e devijimit të një asteroid potencialisht i rrezikshëm për Tokën. 

Italia është midis shtatë vendet partnere të misionit, së bashku me Belgjikën, Luksemburgun, Portugalinë, Republikën Çeke, Rumaninë dhe Spanjën. 

Marrëveshja për misionin Hera është "jashtëzakonisht domethënëse sepse është kulmi i idesë së propozuar shumë vite më pare nga italiani Andrea Milani, një nga ekspertët kryesorë ndërkombëtarë të asteroideve, i cili vdiq në 2018 " - tha Franco Ongaro, drejtori i teknologjisë, inxhinierisë dhe cilësisë së ESA dhe drejtuesi i qendrës për shkencës dhe teknologjisë së ESA (Estec). 

Kontrata u nënshkrua sot në Gjermani nga Ongaro, kontraktori i parë i konsorciumit Hera. 

Me nënshkrimin e sotëm, Europa është e gatshme të bashkëpunojë me NASA në një nga misionet më ambicioze hapësinore, deri më tani të imagjinuar vetëm nga trillimet shkencore.

Misioni i NASA-s, ESA dhe Hera ka për detyrë që të realizojë devijimin e asteroidit që rrezikon planetin Tokë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpejt o derman: 17/09/2020 11:06

    Aman shpejt e shpejt he te keqen se po na erdhi ndonjë shkemb nga qielli mbaroi filmi, da fillojm prap nga dinosauret pastaj

    Përgjigju
  • E çuditshme...: 16/09/2020 17:52

    E çuditshme?!!... Po agjensia hapesinore shqiptare se bashku me akrademine e shquar skipetare qe kane arritur kaq e kaq arritje te medha ne fushat me te nderlikuara shkencore e teknike, si ka mundesi qe nuk eshte perfshire ne keto nisma serioze dhe me rendesi per mbare Boten. Kjo eshte e pafalshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur