Esencë/ 33 vite më parë, kush e solli besimin në Xhaminë e Et’hem Beut?

Ndodhet në qendër të Tiranës. Është institucioni më i vjetër i qendrës së Republikës, është kërthiza e Shqipërisë si Zonja më e rëndë dhe më e dashur e imazhit qendror të Tiranës, është e qetë, e urtë, njerëzore, nuk pretendon shumë e për lumë, nuk kërkon të jetë madhështore e të bërtasë, është modeste dhe me shumë njohje në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për Xhaminë e Et’hem Beut.

Gazetari Eljan Tanini bisedoi në Esencë me Myftiun e Tiranës Lauren Luli mbi rëndësinë dhe peshën e kësaj xhamie në Tiranë e më gjerë, dëshmitarin e atyre ditëve të hapjes së xhamisë, Islam Kodra, Muezinin, njeriun që thërret ezanin, zërin e xhamisë Osman Kabilin. Gjithashtu nga Franca foli edhe Dervishi Enris Qinami mbi rolin poetik të Haxhi Et’hem Beut. Xhamia e Haxhi Et'hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et'hem Beu. 

Eljan Tanini: Pesha e kesaj xhamie para 33 vjetesh dhe sot?

Lauren Luli: Xhamia e Et’hem Beut është simbol i rimëkëmbjes, i rezistencës, i qendrueshmerisë. Në Shqipëri kemi pasur mbi 1000 e ca xhami, në qendrën e Tiranës kishte mbi 7 xhami. Xhamia e Et’hem Beut është xhamia më e re ndër të gjitha ato të qendrës. Xhamia i rezistoi të gjitha luftrave, thjeshtë u  mbyll. Guret e varrit të Haxhi Et’hem Beut u morën nga xhamia dhe nuk u kthyen më për filmin ‘Ballë për ballë’. Mbaj mend se gjyshi dhe gjyshja nisën ta ripraktikonin fenë.

Eljan Tanini: Si ishte dita e hapjes së xhamisë së Et’hem Beut?

Islam Kodra: Ishte ditë e bukur me diell, nuk do të harrohet kurrë, ishte si pranverë. U mblodhën të gjithë si për festë Bajrami

Eljan Tanini: Nga e morët vesh hapjen e xhamisë në qendër të Tiranës?

Islam Kodra: Kemi shkuar 2-3 orë para faljes së xhumasë. Ishin riorganizimet private ato që bënë hapjen e xhamisë së Et’hem Beut. Kishte shumë njerëz që nuk e kishin humbur besimin. Jemi falur edhe fshehurazi, se kisha punë të vështirë, punoja në minierë. Bashkë me një shokun tim u organizuam            

Eljan Tanini: Si organizohej besimi në fshehtësi?

Lauren Luli: Ka pasur njerëz që e llogarisnin shumë mirë kalendarin e ditëve të rëndësishme në besim si fillimi i Ramazanit, mbarimi etj… Ndonëse në fshehtësi!

Islam Kodra: Baba kishte një kalendar të vitit 1964 të cilin e ndiqte sipas llogarive të tij. Ka pasur njerëz që punonin nëpër kooperativa, nuk e hanin bukën, e merrnin me vete por nuk e hanin atë. Që mos ti kapte presioni shoqëror, e mbanin bukën me vete diku tjetër, veçmas

Lauren Luli: Kishte njerëz që janë përndjekur edhe në medrese. Pema me kokrra gjuhej me gurë. Në vitin 1967, një pjesë e tyre u burgos dhe u internua. Ky është problem i asaj kohe, njeriu duhet të bënte gjëra që nuk donte të bëheshin. Viti 1991, njerëzit kishin një pritje të madhe, ishte vrasja e frikës.

Eljan Tanini: Duket, shikon shpresë të madhe në ato ditë!

Eljan Tanini:  Kur e nis punën muezini Osman?

Osman Kabili: Puna nis në mëngjes herët, psh: 6:30, pastaj me namazin e drekës, namazin e pasdrekës dhe akshamit etj…

Eljan Tanini: A ka ende shumë turistë në xhami?

Osman Kabili: Gjatë verës ka shumë turistë, ata kanë kureshtje për të dëgjuar edhe zërin tim nga afër. Erdhi dikur një prift që kishte kureshtje për ezanin, nëse muezini thërriste me incizim apo me zë direkt. Prifti u kënaq shumë për zërin që u thirr direkt

Lauren Luli: Një xhami nëse është funksionale duhet të ketë një imam dhe muezin.

Eljan Tanini: Çelësat e xhamisë kush i mbajti?

Islam Kodra: Ishte krijuar tashmë ajo bërthama e pare. As për xhumatë sot nuk është mbushur me aq shumë njerëz sa në atë ditë. Besimi ekziston edhe te ata që nuk janë myslymanë

Eljan Tanini: Si duket gjendja e besimit sot?

Lauren Luli: Rinia po i afrohet besimit sot, po reduktohet mosha e vjetër dhe ka rini. Kjo duket nga numri i individëve. Jemi një shoqëri që kemi dëshirë të besojmë, pavarësisht se cilit besim i përkasim

Eljan Tanini: Prej sa kohësh i jeni muezin Osman?

Osman Kabili: Kam rreth 13 vjet që jam aty në xhami. Isha  i vogël kur i dëgjoja muezinët dhe përpiqesha të imitoja ata. Në fillim kam shërbyer në fshat, Zallbastar, pastaj imam në atë xhami prej pesë vjetësh, më pas Komuniteti Mysliman i Shqipërisë më përzgjodhi këtu ku jam sot

Eljan Tanini: Pse Xhamia e Et’hem Beut është e rëndësishme për Tiranën dhe Shqipërinë?

Lauren Luli: Tirana atë e ka xhaminë më të vjetër, e pa prekur. Bukuria e saj, si pikë takimi, dhe pozicioni e kanë bërë atë të rëndësishme. Ajo xhami ka pasur kompleksin e saj të ndërtimeve, simbolika e saj nuk do të ikë asnjëherë. Ministres së kohës i thamë që Xhamia e Et’hem Beut s’duhet të humbasë asgjë nga koha e saj. Më shumë ajo xhami  sot i shërben turizmit së besimtareve, imazhit të mirë të vendit tonë.

Eljan Tanini: Osman, a merrni komplimente nga njerëzit për zërin?

Osman Kabili: Ka njerëz që u pëlqen shumë zëri im, ka njerëz që na falenderojnë. Unë falenderoj zotin për zërin tim.

Islam Kodra: Xhamia ka rregullat e veta

Lauren Luli: Ka edhe delegacione të rëndësishme që e vizitojnë xhaminë. Ka një numër shumë të madh të vizitorëve që kur vinë në vendin tonë, është e pa mundur të mos e shohin Xhaminë e Et’hem Beut. Ne shërbejmë me rigorozitet

Eljan Tanini: Ka pasur thirrje që një ditë xhamia do të hapej?

Islam Kodra: Atë ditë nuk vajta në punë

Eljan Tanini: Kush e mbajti fjalën e hapjes?

Islam Kodra: Ezanin e thirri Ramazan Peti, hipi në minare sipër, e mbante çallmën në kokë edhe ne kohën e monizmit, nuk e ndalonte njeri Namazin xhymasë e fali Ramazan Yrsheku, hyben e ka mbajtur Hafiz Sabri Koçi, rahmet paçin të dy

Eljan Tanini: A ka shkollë për t’u bërë ezan?

Osman Kabili: Kam qenë në Turqi për gjashtë muaj. Atje mëson këndimin e Kuranit.

Lauren Luli: Zëri është element kyç, por do disa tipare.

Eljan Tanini: Qeni im këndon sa herë këndon edhe hoxha.

Osman Kabili: Kur këndon qeni është shenjë e mire.

Eljan Tanini:  Unë me këtë merrem gjithmonë në çdo kohë sa herë këndon hoxha.

Osman Kabili: Qeni yt shikon xhindet, shikon xhindet që largohen nga zëri i ezanit.

Lauren Luli: Kritikohet shpesh se pse ezani thirret në gjuhën arabe, kjo është diçka që nuk mund të përkthehet. Simbolika është se tani është koha për t’u falur, ka mënyrën e saj që duhet bërë në këtë formë.

Eljan Tanini: A kemi xhami të tjera të bukura si Et’hem Beu? 

Lauren Luli: Xhamia Mbret në Berat, Xhamia në Elbasan etj…                 

Eljan Tanini: Haxhi Et’hem Beu ishte shqiptar?

Lauren Luli: Në atë kohë osmane, kishte xhami të ndërtuara nga vetë perandoria, xhamia jonë është ndërtuar nga fundi i perandorisë. Xhamia e Et’hem Beut është xhami e ndërtuar nga vetë shqiptarët. Më pas e vazhdon i biri, Mulla Beu

Lauren Luli: Qendra kishte disa xhami aty pranë.

Osman Kabili: Mulla beu kishte parë një ëndërr sikur në atë vend ulej hëna

Islam Kodra: Ndërtoi xhami, hamam dhe një furrë buke.

Eljan Tanini: Zonë e pasur me ndërtime, ka pasur edhe varre aty pranë?

Lauren Luli: Sipas traditës islame e gjithë jeta organizohej pranë xhamisë. Aty ka patur disa varreza, rreth e rrotull, qoftë edhe varreza të fiseve të ndryshme

Eljan Tanini: Pse ndërtohen kaq shumë xhami në një vend?

Lauren Luli: Përqendrimi i popullsisë në vende të ndryshme. Atje ishte qendra e qytetit ku vinin njerëz edhe nga rrethet për tregti, falej xhumaja në po atë xhami

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 09/02/2024 05:48

    Argumentet na tregojn ashtë e dhimshme SHYPTART nuk e njohin vetëvehtën,tek ne ka lindur KRYQI-NAMAZI-RAMAZANI lakmia në haram na e ka fshi kujtesën,o ju vajtus të gjorë,me lajka sjav shkon kushë,po jetoni nkorriz t’huaj,gurbetgjit nuk jav falin asnji centë,do ta përjetoni kur të hyni nshishe,sa peshon haku i huajë,të gjitha mahlukatet e dinë se industria dukshëm e ka zvoglu tolerancën,lehtë ashtë me hy,shum zor me dalë

    Përgjigju
  • Labi: 08/02/2024 08:37

    Enveri i ruajti shume xhami si objekt kulturore,,kishat edhe pse kishin vlera artistike dhe historike me te medha i shkatrroj.Pse i vini xhamive emra personash apo edhe emra pushtuesish osman etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër