'Është koha me u paqtu për njerëzit'! Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk është koha për politikë

'Është koha me u paqtu për njerëzit'! Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Nuk është koha për politikë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, që ditën e sotme e ftoi që të ulen bashkë me qetësi për njerëzit që janë në nevojë nga tërmeti tragjik që preku Shqipërinë. Lideri demokrat iu përgjigj duke i thënë kreut të qeverisë se tani nuk është koha për politikë, protagonizëm dhe manovra. Basha u shpreh se tani fokusi i opozitës është për të ndihmuar njerëzit dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe qeveria, ndërsa bilanci se cfarë u bë dhe cfarë duhet të ishte bërë më mirë i takon një momenti të dytë.

"Tani e gjithë energjia jonë ajo që po bëjmë dhe do të bëjmë është të jemi afër njerëzve. Do të vijojmë ta bëjmë, tani nuk është koha për politikë. Njerëzit kanë nevojë për strehë, për ushqim dhe siguri. Ky është prioriteti ynë. Tani nuk është koha as për politikë dhe as për propagandë.

Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzime te mia jo vetë për strukturat e PD-së por të gjithë është për nevojë urgjente, ky është fokusi ynë dhe vëmendja jonë, nuk kemi kohë sot për manovra politike dhe ky duhet të jetë fokusi edhe i qeverisë.

Këto ditë që kanë qenë të tmerrshme nuk kanë qenë ditë për t'u marrë me analizën dhe përgjegjësitë, ka një ditë dhe kohë që do të të merremi se cfarë u bë dhe duhej bërë më mirë. Nuk mund të bëhet politikë me këta njerëz, janë pa strehë dhe pa ushqim. Prioriteti ynë është dhe i opozitës është për t'iu ndihmuar, jo protagonizëm, propagandë dhe manovra" tha ai nga Durrësi.

Sot kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës të bashkohen në një tryezë të përbashkët për të shpalosur aty të gjitha idetë dhe propozimet në përballimin e situatës së vështirë që vendi po kalon pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që shkaktoi dhjetëra viktima. Shefi i mazhorancës i bën thirrje të drejtpërdrejtë kryedemokratit Basha duke thënë se në këto momente nuk është koha për politikë, por për paqe dhe "ftillim" siç ai shprehet, për t'i shkuar në ndihmë popullit shqiptar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/11/2019 22:15

    Ed Rama ftesen e bere sic duhet ,se termeti qe shkaterroi disa qytete kerkon solidaritet jo vetem popullor por dhe politik .Tani pergjigja e Bashes u dha mire ishte te ndjekesh rrugen qe i duhet nje kryeministri per te nxjerr vendin nga situata.Konfliktualiteti politik eshte semundje shekullor ne Shqiperi, qe zor te ndodhi ne vendet europiane ,sidomos ne raste te tilla te fatkeqesise kombetare.Lere Lulin dhe shoket e tij ne rrugen qe kane zgjedhur .Sot vemendja duhet te jete ke populli i sakatosur ekonomikisht dhe psikologjikisht dhe jo tek opozita qe nuk mbush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?