'Është një investim i zgjuar', Rama dhe Peleshi inspektojnë punimet në rrugën Miras-Arrëz: Do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit

 

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Korçës, ministri Niko Peleshin ishin ditën e sotme duke inspektuar punimet që kanë nisur në rrugën e re Miras - Arrëz.

Kjo rrugë sipas Peleshit dhe kreut të qeverisë do të jetë një tjetër segment i planit të zhvillimit strategjik të turizmit në qarkun e Korçës.

Peleshi ndër të tjera tha se kjo ishte një rrugë shumë e kërkuar nga banorët, duke theksuar se do të ndërtohet me standarde të pazakonta për rrugët rurale.

'Kjo është një rrugë që ka qenë e shumë kërkuar dhe ka qenë gangrenë për shumë vite. Është rruga që lidh Mirasin me Arrëzën. Kjo rrugë është 8.5 km dhe bëhet me një standard të pazakontë për rrugët rurale, i ka të gjitha komponentët dhe është më standarde shumë të larta. Na çon deri në Arrzë dhe siç e tha ka dy degëzime ku pa ndërprerë puna do të lidhen gjithë këto fshatra të kurorës së Devollit të sipërm.'- tha Peleshi.

Ndërkohë kreu i qeverisë Edi Rama tha se ato kanë investuar në mënyrë të zgjuar duke vlerësuar në radhë të parë prodhimin dhe potencialin e rritjes së prodhimit dhe nga ana tjetër potencialin turistik, pasi këto të dyja janë kryesore për të bërë zgjedhjen se ku duhet të investojmë.

'Ajo që kemi biseduar me Nikon është që qoftë në këtë qark dhe në përgjithësi ne, ndryshe nga sa thonë ato që ndjekin në mënyrë spontane aktivitetin e punëve publike, ne kemi investuar, jo pak në rrugët e fshatrave. Ndryshe nga sa është bërë më para kemi investuar në mënyrë të zgjuar duke vlerësuar në radhë të parë prodhimin dhe potencialin e rritjes së prodhimit dhe nga ana tjetër potencialin turistik, pasi këto të dyja janë kryesore për të bërë zgjedhjen se ku duhet të investojmë. Atë mundësi që kemi pasur i kemi shfrytëzuar për të rritur mundësitë. Në punën që po bëhet në rrugët e fshatrave është shumë e qartë panorama se ku duhet të arrijmë. Çështja është se çfarë rruga do të sjell për ta, për ekonominë e zonës dhe për ekonominë kombëtare më pas. Është për tu nënvizuara se shtrirja e infrastrukturës në funksion në një oferte turistike është thelbi i kësaj historie.'- tha Rama.

Po ashtu ministri Peleshi shtoi në fund se ky është vërtetë një investim i zgjuar pasi, është nië investim publik që do të zgjojë investime të mëdha private dhe do të zhvillojë turizmin.

"Investime të zgjuara dhe unë ju siguroj se kjo është vërtet një gjë e zgjuar. Kritzerët mund të thonë se si investohen 2.6 miliardë lekë për të çuar rrugën në një fshat si Arrzëza, por ne e dimë se është një investim publik që do të zgjojë investime të mëdha private dhe do të zhvillojë turizmin."- tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

'Turistët më shumë të rinj', Rama në Dardhë: Pandemia ndihmoi shumë njerëz të njohin Shqipërinë! Analistët dinin vetëm të merrnin avionin


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte

Devoll/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte