'Është njeriu më i trashë në Shqipëri', kandidati për bashkinë e Këlcyrës mallkon Metën: Ishalla vdes se ishte edhe sëmurë (VIDEO)

Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj me anë të një video ka komentuar situatën në vend si dhe ka bërë një reagim të fortë për presidenti Meta dhe për dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ku nuk kanë munguar as mallkimet kundrejt tij.

Kasaj, në video dëgjohet teksa thotë se Meta është sipas tij njeriu më i trashë në Shqipëri dhe e cilëson si një person pa kulturë. Më pas Kasaj ka bërë edhe një mallkim për Metën duke thënë se ka dëgjuar se është sëmurë dhe i ka uruar vdekjen.

“Meta është njeriu më i trashë në të Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë. Ai duhet të më thërras mua për të zgjidhur. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij. Nuk ka zgjedhjet do bëhen.

Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Sido që të jetë duhet ta respektosh, Nuk mund të thuash ik ti të vij un. Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na vdes” – tha Kasaj

Kujtojmë se Kasaj është kthyer në një nga kandidatët më karizmatik për bashkin ëe Këlcyrës për shkak të deklaratve të tij të çuditshme. Vetëm pak kohë më parë në një intervistë për Report Tv, Hazbi Kasaj deklaronte se do të hapte shtëpi publike dhe se do të legalizonte hashashin .

"Afati i të pavarurit kishte kaluar. Para pak ditësh unë thash sloganin tim: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf ". Nëse do bëhem kryebashkiak të jeni të bindur dhe rinia e Tepelenës, Gjirokastër dhe Përmetit do të banojnë këtu.. Do të ikin vetëm një muaj në vit për turist nëpër botë. Greqi , Francë e Angli. Ata do kenë bollëkun do kenë paranë. Pak Punë dhe shumë qejf. Qejfi është i shumë llojshëm. Dikush do shpinë publike, dikush do argëtimin, dikush boksin. Bashkia Këlcyrë me kryetar mua do ti  ketë të programuara këto. do hapim shpia publike do legalizohet hashashi me referendum . Unë jam me 1000%  i sigurtë që kryeministri do të na lejojë ta hapim shpi publike dhe të legalizojmë hashashin,  të furnizojmë botën me hashash" deklaronte ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Floriri: 16/06/2019 21:07

    Me ne fund na doli nje " doktor Zyber" qe do mase inteligjencen e politikaneve ,Tani ja hodhi Shqiperia qe na mburr nje me UShT kur neper bote ka shqiptare qe kane studjuar ne universitetet me te mira ne bote , me shume specializime e doktoratura me mentalitet perendimor

    Përgjigju
  • undheti: 16/06/2019 19:49

    ky esht sakt per deputet....flet me mir se ata qe jan tani

    Përgjigju
  • YoungTribune.com: 16/06/2019 19:13

    Me duket se mallkimet e tij kane efekt se dhe ne mallkimin e Nard Ndokes kur I tha se do jesh nje injorant tere jeten pati rezultat.Nuk na ngelet gje tjeter vecse te presim dhe shikojme.

    Përgjigju
  • Zyberi: 16/06/2019 18:50

    Z hazbi te ka hedhur mamica. Dhe Tahiri i RILINDJES Trute e gomarit RAMA ME BEGRAUND PIKTOR LIKJA ME SHKOLLE EK POLITIKE DHE SHUME HEERE ME I ZGJUAR SE RAMA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja