Pas humbjes 3-0 nga Kosova, ka folur për mediat portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Kapiteni në miqësoren e sotme tha se ekipi luajti shumë dobët, teksa gjen dhe “fajtorët” për lojën aspak të mirë të kuqezinjve.
“Filluam jashtëzakonisht dobët dhe i lejuam shumë Kosovës që të organizohet. Bëmë shumë gabime dhe ata me kundërsulme na rrezikuan dhe shënuan. Nuk më pëlqeu si reagoi ekipi. Dy mesfushorët e krahut ishin pothuajse inekzistentë në fushë. Duhet të reagojmë më mirë, edhe pse vetëm një miqësore, duhet të jemi shumë më të vetëdijshëm dhe të reagojmë ndryshe. Është faji i të gjithëve. Kemi disa lojtarë të rinj të cilëve duhet t’iu jepet kohë për tu përshtatur. Në ndeshjen e radhës duhet të jemi më të fokusuar”, deklaroi Berisha.
Lajmi kryesor: