Këtë herë pjesë e rubrikës është bërë bashkëshortja e zëvendës ambasadorit të Danimarkës në Shqipëri, znj. Hanni Gredsted.
Përmes një bisede të këndshme dhe të thjesht zonja Gredsted ka përgatitur për shikuesit dy nga ëmbëlsirat më të dashura në Danimarkë si “Biskota me arrë kokosi” dhe “Kek me dardha dhe arra”.
Sipas saj klima ka kushtet atmosferike në Shqipëri janë më të favorshmet për shkak të ngrohtësisë që ofron dielli.
Së bashku me zonjën Gredsted ka qenë e ftuar edhe studentja Arbenita Omura, e cila realizonte përkthimin në dy gjuhët.
Znj. Hanni u shpreh se gatuante gjithmonë dhe se i pëlqente mjaft ky aktivitet.
Edhe këtë herë kjo rubrikë e emisionit “Rreze Dielli” dhuroi disa çaste mjaft të këndshme të shoqëruara edhe me receta të shijshme.
Biskota me arrë kokosi dhe vezë
Arrë kokosi 100 gr
Çokollatë fondente
Sheqer 100 gr
Vezë 3 të bardha
Kek me dardhë dhe arra
Miell 205gr
Vezë dy kokrra
Sheqer 200 gr
Arra 150 gr
Limon 1 kokërr
Dardha 2 kokrra
Vitam 125 gr
Kos me vanilje
(xh.k/shqiptarja.com)