Një lumturi e pamatë ka kapluar gjithë spektrin e elektoratit shqiptar pas premtimit të kryeministrit për liberalizimin e vizave me SHBA-të. Pafundësisht i lumtur është perimeshitësi i lagjes sime, i cili mezi pret që të shkojë në Amerikë e të shkëmbejë eksperienca me homologët e vetë të biznesit të vogël.
Tejet i kënaqur është një ish-studenti im, aktualisht i papunë, pasi sapo të hiqen vizat do të udhëtojë për në Chicago, ku e presin me krahë hapur dhe me një vend pune të siguruar në një studio ligjore prestigjore.
Plot shpresë e pritën këtë lajm edhe bujku që zhuritet duke korrur bar në Myzeqe e bariu që gjëmon gjithë ditën pas deleve në Devoll, teksa përfytyrojnë për fushat e pamata të Montana-s dhe qindra mijëra dollarët që do vërshojnë nëpër llogaritë e tyre bankare kur ata të integrohen në ekonominë më të madhe në botë.
E mrekulluar është edhe aktorja e re, përkohësisht e angazhuar si kamariere, e cila aspiron Hollywood-in dhe lavdinë e famën që vijnë bashkë me ëndrrën amerikane.
Të frymëzuar janë dhe pensionisët që më në fund do arrijnë të shkelin djepin e demokracisë dhe fenerin e lirisë, e do shohin me sytë e tyre mrekullitë e kombit më të përparuar në rruzull. Sigurisht që nuk mund të iket nga kjo botë pa parë një herë Nju Jorkun, dhe pensionistët tanë e dinë mirë këtë gjë!
Amerika dhe koncepti i ëndrrës gjithmonë i asociouar me të, i mundësive të pafundme, i pasurimit të shpejtë, universiteteve të famshme, grataçielave e rrugëve plot dritë neonesh, makinave e shtëpive të stërmëdha, me sa duket është premtimi më i papeshuar, e njëkohësisht më i dëshpëruari i kësaj fushate elektorale.
Kjo sepse, së pari në një perspektivë teknike, liberalizimi i vizave mes Shqipërisë e SHBA-ve sigurisht që nuk varet nga ne por nga vullneti dhe vendim-marrja e qeverisë amerikane; në fakt, amerikanë hyjnë pa viza në Shqipëri, dhe ne ‘detyrën’ tonë për liberalizimin e kemi kryer.
Shqiptarët (si dhe qytetarët e 160 vendeve të tjera në botë) kanë nevojë për vizë amerikane, dhe vetëm një pakicë shtetesh (kryesisht të BE-së) kanë aftësinë të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-ve.
Shqipëria është akoma shumë larg përmbushjes së shumë kritereve, kryesisht të lidhura me sigurinë, kapacitetit financiar të individëve, dhe garancinë e rikthimit në vend, andaj dhe premtimi për heqjen e vizave është shumë larg realitetit, përtej faktit që nuk është aspak në dorën e qeverisë sonë.
Po le të marrim të mirëqënë se qeveria ia del mbanë, përmes ndonjë mrekullie apo miliona dollarëve që paguhen për lobim, që t’ia arrijë qëllimit e ta kthejë në realitet heqjen e vizave për në SHBA! Çfarë do nënkuptonte kjo për popullin shqiptar?
Sa shqiptarë e kanë realisht mundësinë financiare të paguajnë një biletë avioni 800 – 1000 USD për në SHBA? Sa prej nesh realisht kanë mundësinë të shkojnë si turistë në një vend që është mesatarisht 7 – 8 herë më i shtrenjtë sesa Shqipëria?
Sa studentë shqiptarë do preferojnë të lënë universitetet tona për t’u regjistruar në Harvard e Yale? A është, në fund të fundit, heqja e vizave me SHBA-në një prioritet kombëtar, apo thjesht një premtim shkel-e-shko, teksa shqiptarët në fakt duan vende pune, spitale funksionale, ilaçe të përballueshme, shkolla e universitete cilësore, drejtësi funksionale, siguri në shtëpi e në rrugë?!
Vetëm një muaj më parë një pyetësor studimor në Shqipëri tregoi se 61 përqind e shqiptarëve thoshin se do të largoheshin nga vendi nëse do kishin një mundësi për ta bërë këtë gjë. Si mund të jetë premtim elektoral mundësia për t’u sikterisur një orë e më parë nga ky vend?
Cili është realisht thelbi i premtimit të Berishës: më votoni tani, që të keni mundësinë të largoheni e të më lini rehat teksa vazhdoj të qeveris vendin në të cilin ju nuk dëshironi të jetoni?
Premtimi i Berishës për të hequr vizat me SHBA-të, edhe pas përgënjeshtrimit të bërë me shumë delikatesë nga Ambasada Amerikane, tregon se kryeministri ose ka humbur kontaktin me realitetin deri në pikën e fundit dhe konfabulimi i tij tashmë ka arritur nivele të pamatshme, ose se ai po shpreson në mënyrë tinzare që injoranca e një pjese të popullatës të jetë aq e madhe sa të entuziazmohet nga ky premtim tërësisht i gënjeshtërt dhe të votojë për të.
Prej mandatit të dytë qeverisës mazhoranca ka shumë pak gjëra për t’iu mburrur shqiptarëve, dhe fanfara e heqjes së vizave me Amerikën është thjesht klimaksi i një sërë gjilpërash me ujë, nëpërmjet së cilave askush nuk duhet e nuk do gënjehet, e që s’bëjnë asgjë më shumë sesa shpalosin nivelin e dëshpërimit por dhe talljen haptazi me popullin që kërkon ndryshim.
Ndaj propozimi final do ishte që, në vend që të presim heqjen e vizave me SHBA-të, t’i heqim vizën kësaj qeverie së cilës leja për të qëndruar në pushtet i ka skaduar me kohë!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com