Eurbondi 500 mln €, Ahmetaj: Tregues i përmirësimit të ekonomisë, rritëm besueshmërinë në tregje

Eurbondi 500 mln €, Ahmetaj: Tregues i përmirësimit të ekonomisë, rritëm besueshmërinë në tregje

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e ka cilësuar marrjen e eurobondit 500 mln euro një ditë më parë si një sukses të ekonomisë shqiptare. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj tha se ekonomia e vendit tonë tashmë konsiderohet e besueshme në tregjet ndërkombëtare të cilat edhe financuan marrjen e eurobondit. 

Ekonomia e Shqipërisë ka për të kaluar akoma teste. Sot tregjet ndërkombëtare e financuan për 7 vite kuponin tonë. Blerja e eurobondit tregon që tregjet kanë besim në ekonominë tonë. Ne po përgatisim një ligj integral për investimet e huaja. Mos harroni që vendet e rajonit dhje po të doni edhe të gjithë partnerët tanë tregtarë të mëdhe si Italia, po kalojnë problematike që nëse nuk do kishin bërë reforma nga energjia, pensionet, territorialja, drejtësia, do na kishin prekur.

Jo vetëm që kemi qenë imunitare ndaj të gjithë problematikave që mund të shkaktonin një krizë apo ngadalësim, jo vetëm që e përballuam por por rritemi me 4.5%. po mburremi? Por, po themi që e nisëm nga 1%, 0% dhe shkuam 4.5%. Sfida ka pafund, por ajo që dua të theksoj është se po vijnë këtu 1 muaj përpar avbuxhetit paketa që nuk ishin menduar kurrë këtu, si bonusi i bebeve për të ndihmuar rritjen demogrtafike të Shqipëris,ë rritja e pagave për infermierë, mjekë, arsimin, ushtarakë, paketa e solidaritet për pensionistët, librat falas , janë 190 mijë nxënës që shkojnë në shkollë me libra falas, 600 mijë të pasiguruar që përfitojnë rimbursim ilaçeësh të lënë dje në mes të rrugës. Këtyo janë bërë të mundura vetëm për shkak të reformave, të asaj që kemi bërë këto katër vite. 

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Duke u ndalur te investimet e huaja, Ahmetaj tha gjithashtu se pësuan rritje me 28% në 6 muajt e parë të 2018-ës. Sa i takon borxhit publik, Ahmetaj tha se është në rënie prej 65%. 

Reformat e bënë vendin më të sigurt për të investuar. 

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare