Euro 2016, Shqipëria anti-Ukrainë
pesë mesfushorë dhe një sulmues

Euro 2016, Shqipëria anti-Ukrainë<br />pesë mesfushorë dhe një sulmues
Kombëtarja pritet të zbresë në fushë e rreshtuar me skemën 4-5-1. Kthehet Cana, Sadiku sulmuesi i vetëm
 
Në stërvitjen e fundit në Bad Waltersdorf, Gianni De Biasi ka dhënë indikacionet se cila mund të jetë skuadra, që do të hedhë në fushë në miqësoren me Ukrainën.
 
Në sfidën e 3 Qershorit në Bergamo, që cilësohet edhe si prova gjenerale para Europianit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë e rreshtuar me skemën 4-5-1. Trajneri De Biasi ka vendosur të hedhë në fushë atë që mendon se është formacioni më i mirë i momentit.
 
I sigurt në portë është Etrit Berisha, ndërsa përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen; djathtas Elseid Hysaj, në qendër përkrah Mërgim Mavrajt kthehet Lorik Cana dhe Ansi Agolli rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në mesfushë, nga krahët Odise Roshi konfirmohet në të djathtë dhe Lenjani majtas. Në qendër Ergys Kaçe pritet të jetë në rolin e organizatorit, Abrashi qendër e djathtë dhe Taulant Xhaka qendër e majtë.

Në sulm sipas të gjitha gjasave Armando Sadiku pritet të luajë titullar ndaj Ukrainës. Duke se sulmuesi elbasanas ka fituar pikë me paraqitjen dhe golin e shënuar kundër Katarit.

De Biasi ka bërë edhe dis prova me ndryshime rolesh për një pjesë të lojtarëve. Ai ka provuar Veselin në qendër të mbrojtjes. Gjithashtu ka provuar skemën 4-3-3 bënin ku Gashi dhe Cikalleshi luanin si sulmues krahu, ndërsa Balaj në rolin e pykës.

Stërvitja e paradites
Në stërvitjen e djeshme të kombëtares sonë kanë zbritur në fushë për të parën herë 23 futbollistë, pas largimit të Rashicës, Rrahmanit, Shalës e Gjimshitit, çka ka bërë që atmosfera të ishte paksa ndryshe.

Seanca stërvitore e paradites ka zgjatur rreth 75 minuta, një çerek ore nxemje, dhe pastaj me 3 portierët që janë veçuar me përgatitësin Ilir Bozhiqi për 20 futbollistët e tjerë një 30 minutësh përgatitje fizike nën drejtimin e Alberto Belle për të rritur ngarkesën, në ditën e fundit ku janë parashikuar dy seanca stërvitore pasi të enjten kuqezinjtë do të nisen drejt Bergamos ku do të zhvillojnë një seancë të vetme në orën 15.00 atë të ndeshjes me Ukrainën.

Këtë herë taktika ka qenë e fokusuar te lojtarët e krahëve, me futbollistët që janë ndarë në dy skuadra me nga 11 lojtarë. Për sa i përket grupit të gjithë janë në gjendje optimale me stafin mjekësor që ka dhënë garanci edhe për Burim Kukelin të cilit i duhet të presë vetëm mbylljen e plagës për të qenë gati dhe për ndeshjet zyrtare. 


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve