Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ

Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo na ka mësuar me rekorde të reja, mirëpo në Euro 2024, 39-vjeçari me Portugalinë e tij vendosi një rekord negativ, me pesë ndeshje pa asgjë gol dhe vetem një asist.

Portugalia u eliminua nga Euro 2024 pasi humbi (5-3) me penallti nga Franca në çerekfinale, teksa loja e rregullt dhe shtesa u mbyllën 0-0.

Ronaldo nuk arriti të ndikojë te skuadra e tij në lojë dhe nuk mundi të kontribuonte me asnjë gol kundër mbrojtjes së fortë franceze.

Ky shënon turneun e parë të madh ndërkombëtar në të cilin sulmuesi portugez nuk ka arritur të shënojë asnjë gol që nga debutimi me Portugalinë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Analistët: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë - Serbi

Analistët: Ka një mungesë gatishmërie për zhbllokimin e procesit të bisedimeve Kosovë - Serbi