Euro 2024/ Vedat Muriqi në ‘frymën e fundit’, Kosova dhe Zvicra barazojnë mes 4 golash në Prishtinë! Emocione për Xhakën dhe Shaqirin

Euro 2024/ Vedat Muriqi në ‘frymën e fundit’, Kosova dhe Zvicra barazojnë mes 4 golash në Prishtinë! Emocione për Xhakën dhe Shaqirin

Vedat Muriqit

KOSOVË 2-2 ZVICËR (Muriqi 65′, 90+4′ / Freuler 14′, Rrahmani (aut) 79’)

Kosova dhe Zvicra barazuan 2-2 për grupin i kualifikues në Euro 2024. Dueli në “Fadil Vokrri” të Prishtinës vendosi përballë shqiptarët e Zvicrës, me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin që e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me këtë të fundit që në momentet e himnit të Kosovës vendosi dorën në zemër.

Freuler në minutën e 14 shënoi për Zvicrën, para se Muriqi të barazonte ndeshjen në të 65 minutë. Miqtë gjetën sërish epërsinë në të 79 minutë me autogolin e Rrahmanit. 

Muriqi në minutën e 90+4 vendosi ekiilibrat me dopietë dhe i dha kështu një pikë Kosovës. Dardanët ndodhen në kuotën e katër pikëve (vendi 5) pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu