Euro 2024/ Mësohen dy futbollistët e parë që Sylvinho ka ftuar për në Gjermani (FOTO)

Euro 2024/ Mësohen dy futbollistët e parë që Sylvinho ka ftuar për në Gjermani (FOTO)

Sylvinho

E hëna në orën 16:00 do shuajë shumë pikëpyetje sa i takon futbollistëve që do përfaqësojnë Kombëtaren kuqezi të futbollit në Euro 2024. Sylvinho do shpallë listën dhe do dalë para medieve, teksa pritet që të jenë 26 emra që do përfaqësojnë kombin.

Tanimë janë zbuluar edhe dy emrat e parë që Sylvinho ka thirrur. Në Tiranë prej më shumë se 24 orësh kanë mbërritur Jasir Asani dhe Armando Broja. Dyshja paraditen e sotme është stërvitur në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet.

Kështu, Asani dhe Broja kanë konfirmuar veten si pjesë e listës paraprake për në Gjermani. E hëna do i japë më shumë përgjigje dilemave për sa i përket listës.

Armando Broja stërvitet në 'Shtëpinë e Futbollit'

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Reagimi i ish kryeministrit pasi humbi gjyqin në Londër

Sali Berisha mbetet “non grata” në Britani! Reagimi i ish kryeministrit pasi humbi gjyqin në Londër