Euro 2024/ 'Tani mund ta them, luajta me muskul të këputur', Granit Xhaka pas eliminimit: S'mund të jepja dot topa të gjatë

Euro 2024/ 'Tani mund ta them, luajta me muskul të këputur', Granit Xhaka pas eliminimit: S'mund të jepja dot topa të gjatë

Granit Xhaka

Zvicra nuk ia doli të shkruante historinë dhe të kalonte në gjysmëfinalet e Euro 2024. Helvetët u mposhtën nga Anglia pas 120 minutave lojë dhe penalltive, teksa Granti Xhaka, kapiteni i Zvicrës tha pas ndeshjes se luajti i dëmtuar.

“Tani mund ta them. Fatkeqësisht, të hënën bëra një skanim MRI, i cili zbuloi një fibër muskulore të këputur në aduktor. Kisha ndjenjën se skuadra kishte nevojë për mua. Doja gjithashtu të dërgoja një sinjal se jam ende gati dhe mund të ndihmoj edhe me dhimbje.

Ju mund të shihni se unë nuk mund të luaja me topa të gjatë ose të bëja një goditje në portë. Por gjithçka tjetër në fakt shkoi mirë”, ka deklaruar Granit Xhaka.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, Gareth Southgate: Ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani

Euro 2024/ Anglia në gjysmëfinale, Gareth Southgate: Ndeshja më e mirë që kemi luajtur deri tani